Partizani fitoi 2-0 me Teutën dhe u shpall kampion i Superligës në javën e fundit të sezonit. Për herë të 17-të në histori, "Demat" janë kampionë. Pas ndeshjes trajneri Giovanni Colella është shprehur i lumtur, teksa lojtarët i kanë bërë një "dush" me shampanjë. Colella bëhet italiani i parë që fiton në stol një titull kampion në Shqipëri si trajner.
“Në këtë moment nuk e kam një ide të saktë se si ndihem, por sigurisht shumë i lumtur. Mendoj se ka qenë një kampionat shumë i luftuar dhe të gjitha ekipet kanë qenë në lojë. Një kampionat i tillë me këtë lojë të fortë besoj se është shumë i mirë. Skuadra mendoj se ka pasur momente të mira dhe jo të mira, trajneri duhet të jetë ai që i menaxhon këto situata.
Shumë nuk besonin se kjo skuadër do ta fitonte titullin kampion, me lojën time të fjalëve për titullin doja të mbroja më shumë lojtarët. Kam thënë shpesh që në ecurinë time më kanë ndihmuar shumë si drejtori Marini. Të gjithë më kanë bërë të ndihem si në shtëpinë time dhe ka qenë e lehtë për t’u ambientuar. Kjo eksperiencë në Shqipëri mendoj se më ka ndihmuar shumë.
Kjo dëshmon edhe punën e mirë që ka bërë dhe klubi. Mund të ketë dhe ndonjë transferim të ri, por lojtarët tanë janë mirë. Do të udhëtoj në Itali nesër sepse kam 2 vite pa e takuar vëllain tim. Vetëm për këtë fakt do të largohem nga Shqipëria. Na duhen dhe pak ditë pushime dhe menjëherë do të grumbullohemi për kualifikueset e Champions League", tha Colella.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Dhjetor, 19:08
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?
-
Po
54.1%
-
Jo
38.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 843
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot tre ndeshje të Superligës, Partizani luan në Rrogozhinë! Kërnaja: Kundër Egnatias për tri pikë, futbolli luhet në fushë
19 Dhjetor, 11:03
-
Superliga luhet në dy ditë, Edlir Tetova: Kujdes nga Partizani, futbollistët të futen në mentalitetin e Egnatias
18 Dhjetor, 14:31
-
Dënime të rënda për Ilirinë, Disiplina e lë pa tifozë! Pezullime edhe për zyrtarët e ekipit nga Fushë-Kruja
17 Dhjetor, 10:24
-
Besëlidhja pa rivalë, nëntë fitore në po kaq ndeshje për lezhjanët e basketbollit
16 Dhjetor, 11:01
-
Tre fitore në tre ndeshje, Partizani i rikthyer frikshëm mposht edhe Flamurtarin! Vora bie në fund ndaj Elbasanit
13 Dhjetor, 19:45
-
‘Pjata prej druri’, vepra e Edmund Morris vihet ne skenë nga nxënësit e talentuar të Kukësit
13 Dhjetor, 15:37
-
Kategoria e Parë/ Përplasje dhe katër kartona të kuq në Laç, vendasit mposhtin 2-1 Skënderbeun! Korabi fiton në Fier, tri pikë për Pogradecin
13 Dhjetor, 15:36
-
Sot tre ndeshje në Superligë, AF Elbasani për të mbajtur kreun! Tirana luan në Durrës, spikat Partizani - Flamurtari
13 Dhjetor, 12:55
-
'Shkrihet' KF Tirana, klubi dënon pesë titullarët! Shkon në 10-të numri i mungesave para Teutës (Emrat)
13 Dhjetor, 09:24
-
Partizani - Flamurtari në 'Arenën e Demave', Kërnaja: Kemi tre mungesa! Qirko: Nuk i druhemi sulmit të vlonjatëve
12 Dhjetor, 16:06
-
Ylli Pata: Zvarritja pa fund e 'Gërdecit' dhe 'Partizanit', pse publiku s’po merr vesh çfarë po ndodh!
10 Dhjetor, 21:45
-
Fitoi Kupën dhe riktheu Dinamon në Evropë pas 15 vitesh, FSHF 'fshin' Ilir Dajën nga lista e 'Trajnerit të Vitit 2025'
10 Dhjetor, 14:51