Një cift amerikan, Tavis dhe Kristie, iu nënshtruan një ekperimenti që rezultoi të ishte shumë i rëndësishëm dhe tejet emocional për të dy. Cifti mbi të njëzetat që së shpejti do të martohej, u bë pjesë e serive The Cut '100 vjet bukuri', si një eksperiencë mbase e nevojshme përpara se të merrnin hapin e madh.

Nën punën e një stafi të talentuar artistësh të makeup-it, të rinjtë patën një përballje mes versionit të tyre 30, 40 apo 70 vjet më të plakur. Kristie e kishte të pamundur të ndalte lotët kur ishte përballë bashkëshortit të saj dhe Tavis po ashtu.

Ndiqni videon prekëse: