Argjentina fitoi të diel kundër Francës në finalen e Botërorit "Katar 2022" duke marrë pas 36 vitesh trofeun e tretë të Kupës së Botës. Festa në "Lusail Stadium" ka qenë e madhe për amerikano-jugorët, me një nga tifozet që nuk është përmbajtur dhe ka hequr bluzën. Festa topless ka bërë që shumë persona të aludojnë për masa kundër vajzës që festoi e zhveshur.
Në Katar nuk lejohen të tilla veprime, teksa tifozja ia ka dalë të mos arrestohet dhe as mos paguajë gjobë. Në reagimet në rrjetet sociale tifozja ka treguar se tanimë ka dalë nga Katari dhe se nuk është dënuar për veprimin e bërë gjatë festës për suksesin e Argjentinës.