Fiorentina fitoi 1-0 me Sampdorian për Kupën e Italisë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "Artemio Franchi" u vendos nga goli i Antonin Barak, me skuadrën nga Firenze që gjen në fazën çerekfinale skuadrën e Torinos.
Dueli nisi më mirë për vendasit e Italianos që shënuan me Barak në minutën e 25-së. Në të 38 minutë, Fiore shënoi golin e dytë me Jovic, teksa realizimi u anullua me VAR për pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë dy trajnerët bënë 10 zëvendësime, ndërsa miqtë u ndëshkuan me karton të kuq në fundin e ndeshjes. Murillo mori dy kartona të verdhë dhe në minutën e 90+3 la të tijtë me një lojtar më pak. Tanimë Fiorentina gjen në fazën e radhës Torinon, me skuadrën "Granata" që kaloi dje Milanin në "San Siro".