Në prag të ndërrimit të viteve thuajse të gjithë futbollistët e Kombëtares nëpërmjet një video kanë uruar të gjithë shqiptarët ‘Gëzuar 2020’.
Në videon e publikuar nga FSHF nuk mungon as urimi i trajnerit Edy Reja në gjuhën italiane, ndërsa të veçanta janë disa prej urimeve të lojtarëve të cilët vënë theksin te ky vit i vështirë prej tërmetit.
Kombëtarja këtë vit nuk i përmbushi pritshmëritë përsa i përket rezultateve, por çdo shqiptar shpreson që krenaria e kombit në 2020 të bëjë paraqitje sa më pozitive.
Komento