Videoja ku duket një grua e cila vjedh unazën martesore nga gishti i një trupi të pajetë, gjatë funeralit, po bën xhiron e botës.
Video është xhiruar në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku 88 -vjeçarja Lois Hicks, po përcillej për në banesën e fundit.
Gjatë funeralit, një grua parkon makinën dhe ecën drejt vendit ku po kryheshin homazhet. Ajo i afrohet trupit të viktimës në arkivol të hapur, dhe në atë moment i heq unazën nga gishti.
Vajza e viktimës, Vel McKee, i tha mediave amerikane se s'do ta besonte kurrë që dikush do të bënte një veprim kaq të ulët.
"Kjo më bën me dhimbje stomaku. E tmerrshme. Unë shpresoj se policia do ta kapë atë".
Ndërsa mbesa e saj, Brandi Carrasco, tha se veprimi i gruas është i mjerueshëm.
"Ne duam që stolia jonë familjare të na kthehet mbrapa", shtoi ajo.
Ndërkaq, një menaxher i përgjithshëm i shtëpisë së funeralit, Bill Vallie, tha se kjo është hera e parë që të vdekurve u merren stolitë. Ai ishte i tronditur edhe për një fakt tjetër, se unaza e grabitur ishte prej bronzi, duke nënkuptuar se grabitësja e ka bërë gjithçka për një aksesor jo të shtrenjtë.
Ndërkohë, departamenti i Policisë është duke hetuar mbi rastin në fjalë.
Redaksia Online Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
Po
47.7%
Jo
39.3%
Nuk e di
13%
Vota total: 4435
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?