Ylli i Reality Show " Keeping Up With A Kardashians" është shprehur për herë të parë për grabitjen e muajit tetor teksa ishte me bashkëshortin e saj në Paris.

Në një video të shkurtër nga episodet e reja të serialit real televiziv, transmetimi i të cilave fillon në mars duket momenti kur  Kim tregon atë ç'ka përjetuar në momentin e grabitjes  teksa është e rrethuar nga motrat e saj të cilat po e dëgjojnë me shumë vëmendje.
 
Duke qarë bukuroshja u tregon të motrave se kishte shumë frikë pasi grabitësit i thanë që nuk kishte asnjë mënyrë për të dalë dhe se do ta qëllonin atë pas shpine.
 
"Bëhem shumë keq vetëm kur e mendoj" shprehet Kimi në videon vetëm 30 sek dhe në ato momente merr një përqafim nga motra e saj Kloe.