Sevilla dhe Espanyol luajnë për raundin e 21 në La Liga të Spanjës. Miqtë nga Barcelona kaluan në epërsi pas vetëm 15 minutave lojë me golin e Marash Kumbullës.
Mbrojtësi i Kombëtares përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe me topin e mbetur pranë portës, 'shkarkoi' të djathtën dhe e ndali sferën në rrjetë. Titullar në ekipin e tij, Kumbulla gjen golin e dytë në La Liga dhe veçse bën mirë në prapavijë po bën edhe rolin e "bomberit".
Komento