ANGLI - Arsenali siguroi trofeun e 14-të të Premier League, kjo pas 22 vitesh pritje nga hera e fundit. Pjesë e ekipit nga 'Emirates' për këtë sezon ishte edhe Max Dowman, 16-vjeçari që pritet të jetë ndër emrat më të rëndësishëm të futbollit anglez në të ardhmen.
Dowman është bërë futbollisti më i ri në moshë që ka fituar trofeun e Premier League, teksa është pritur si hero në shkollë. Adoleshenti, i veshur me uniformën e Arsenalit kaloi mes 'një tuneli' nderi nga nxënësit e tjerë të shkollës, mes duartrokitjeve dhe urimeve.
Gjatë këtij sezoni me ekipin e parë të Arsenalit, Max Dowman ka zhvilluar 12 ndeshje, duke shënuar një gol dhe asistuar në një rast në Premier League.
Komente




