Video/ Mediat e huaja humor me
Eneda Tarifën: S'di mirë anglisht

Video/ Mediat e huaja humor me<br />Eneda Tarifën: S'di mirë anglisht
Këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në "Eurovision" Eneda Tarifa është bërë protagoniste e një skandali për një televizion holandez. Nuk lidhet me performancën e saj në të kënduar, por me një element tjetër...Tarifa paraqet vështirësi me të folurën e saj në gjuhën angleze.
 
Për këtë shkak, mediat e huaja e kanë kthyer në objekt humori.
 
Duke folur për një televizion holandez për pjesëmarrjen e saj në "Eurovision 2016", që zhvillohet në Suedi, Tarifa në një moment harron fjalët në anglisht "për tu përmirësuar" (to be improved)... dhe i drejtohet Dhuratës, ndihmëses së saj që t'ia kujtojë.
 
Në këtë moment, Tarifa i kërkon gazetarit holandez që ta fshijë këtë pjesë nga regjistrimi.
 
Por sicc, ai s'ia ka plotësuar këtë dëshirë, teksa e ka shpërndarë videon e intervistës të plotë në rrjetet sociale.
 
Ajo që bie në sy është se anglishtja e Eneda Tarifës lë për të dëshiruar.
 
Por kjo s'do të thotë dhe as nuk do të ndikojë në performancën e saj në Stokholm, pasi për hir të së vërtetës, Eneda Tarifa, është një nga këngëtaret shqiptare më të talentuara.
 
Megjithatë, se i merr ca leksione shtesë në anglisht, në këto 4 javë që kanë mbetur, nuk bën keq, pasi shpesh herë pyetjet e gazetarëve europianë në "Song contest" janë provokative dhe të sikletshme. 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema