Vdekja tragjike e Raphael Dwamenas në fushë gjatë Egnatia - Partizani ka lënë një plagë të madhe te tifozët në Shqipëri dhe jo vetëm. Në Ganë, familja e tij prej ditësh është në lot dhe pret të varrosë trupin e të ndjerit në vendlindje.
Dhimbja është e madhe për 28-vjeçarin, që pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë gjatë ndeshjes së javës së 13-të në Superligë. Në Ganë, motra e tij më e vogël dhe e ëma kanë dhënë një intervistë për Onua TV.
Dëshpërimi te e motra e ish-kapitenit të Egnatias ka qenë i madh, me Yyonne që u desh të nxirrej me urgjencë nga studio dhe të dërgohej në spital pasi humbi ndjenjat.
Paçka se e ëma e kishte braktisur në vegjëli dhe sulmuesi u rrit nga gjyshja, ata së fundmi kishin vendosur kontakte mes tyre.
Sipas motrës së tij, ajo foli me të të enjten para ndeshjes së tij të shtunën dhe i uroi fat. Nëna e tij tha gjithashtu se ajo foli me të në të njëjtën ditë dhe madje u lutën së bashku. Të dy thanë se nuk folën me të të premten sepse një ditë para ndeshjes ata e lejuan atë të pushonte.
Motra e Dwamena tha se të shtunën, nëna e saj e telefonoi dhe i kërkoi të kontrollonte rrjetet sociale sepse kishte dëgjuar lajme të këqija për Dwamenan. Gjatë rrëfimit, motra e Dwamenas nuk mund të vazhdonte më dhe ata u larguan nga studio për t'i dhënë asaj kujdesin e duhur mjekësor.