VIDEO/ Ndalni Napolin, kryesuesit e Serie A 3 gola në transfertë! Inter fiton me Milanin në derbi

VIDEO/ Ndalni Napolin, kryesuesit e Serie A 3 gola në transfertë! Inter fiton me Milanin në derbi

Goli i parë i Napolit

Serie A e futbollit është në ditën e dytë të javës së 21-të. Me fillim nga 12:30, Napoli fitoi 0-3 me Spezian në transfertë. Në 15:00 Torino fitoi 1-0 me Udinesen, në 18:00 Fiorentina humbi 1-2 me Bolognan, teksa në 20:45 Inter fitoi 1-0 me Milanin.

Në stadiumin "Alberto Picco" në La Spezia, vendasit humbën 0-3 me Napolin kryesues. Spezia në asnjë moment nuk u ngrit në lartësinë e duhur, me miqtë që kontrolluan lojën edhe pse nuk shënuan në pjesën e parë. Ishte Kvaratskhelia në minutën e 47-të që shënon me penallti, teksa në minutat 68 dhe 73 Osimhen shënoi dopietë. Napoli shkon në kuotën e 56 pikëve në vendin e parë, teksa Spezia me 18 pikë qëndron në vendin e 17-të.

Torino fitoi 1-0 me Udinesen. Në "Olimpicon" të Torinos, vendasit e Juric iu falën golit të Karamoh në minutën e 49 të ndeshjes. Asisti i Aina u shfrytëuza bukur nga Karamoh, që gjen golin e dytë në pak ditë. Me 30 pikë Torino shkon në vendin e shtatë, duke lënë një pozitë më poshtë Udinesen që ka 29 pikë.

Inter fitoi 1-0 me Milanin në derbin e qytetit. Për javën e 21-të në Serie A, djemve të Inzaghit i mjaftoi goli i Lautaro Martinez në minutën e 34 të ndeshjes për tri pikët e radhës në kampionat. Kuqezinjtë e Piolit nuk ngrenë kokë as në derbi, teksa për ndeshjen e pestë radhazi nuk njohin shijen e fitores.

Ndeshja në "Giuseppe Meazza" nisi me raste, teksa skuadrat u kujdesën për mos pësuar. Inter shtoi ritmin pas minutës së 30-të, teksa katër minuta më vonë Lautaro gjeti golin e vetëm të ndeshjes.

Krosimi i Calhanoglu nga këndi u shfrytëuza nga argjentinasi, që i jep kështu tri pikë Interit. Kështu zikaltërit shkojnë në kuotën e 43 pikëve në vendin e dytë, 13 pikë pas Napolit. Milan mbetet me 38 pikë në vendin e gjashtë.

Serie A - java 21:

12:30 Spezia 0-3 Napoli

15:00 Torino 1-0 Udinese

18:00 Fiorentina 1-2 Bologna

20:45 Inter 1-0 Milan

Renditja:

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:54
Nga balta e Superligës te Napoli, Rrahmani pranë titullit në Serie A: I lumtur që nuk pësojmë

1675630488_amir1.jpg

Napoli fitoi 0-3 me Spezian për javën e 21-të në Serie A, duke vijuar të mbajë distancën nga ndjekësit në krye të Serie A. Pjesë e napoletanëve është edhe Amir Rrahmani, mbrojtësi i kombëtares së Kosovës. Ish-futbollisti i Partizanit është pranë titullit kampion në Serie A, duke pasur një rritje të konsiderueshme në futbollin italian. Pas ndeshjes ai u shpeh i lumtur që Napoli nuk po pëson, kjo falë edhe formës së tij dhe Kim në qendër të mbrojtjes.

"Ne punojmë gjithë javën që të mos pësojmë gola dhe të fitojmë, por mendoj se lumturia nuk është vetëm për ne mbrojtësit, por për të gjithë ekipin, i cili e ka merituar mbrojtjen duke filluar nga sulmuesit.

Për Osimhen? Po, ai bëri gol të pabesueshme sepse arriti me kokë të kërcente më lart se portieri me duar.

Si komunikoni me Kimin? Ne flasim në japonisht, me shenja ( qesh).

Çfarë ndryshon mes të luajturit me të dhe Koulibaly? Të dy janë shumë të fortë. Por unë gjithmonë them që mund të jesh edhe i mirë si ekip, por nëse skuadra shkon keq zhdukesh. Për fat të mirë skuadra po ecën mirë.

Titulli? Ne e dimë që rruga është shumë e gjatë dhe shumë ndeshje dhe pikë mungojnë ende. Nëse vazhdojmë kështu, duke luajtur me mentalitetin e duhur, atëherë do të jetë shumë e lehtë", tha Rrahmani për DAZN.

Ora 17:06
VIDEO/ Vendos një gol, Torino fiton me Udinesen dhe e kalon në renditje

Për javën e 21-të në Serie A, Torino fitoi 1-0 me Udinesen. Në "Olimpicon" të Torinos, vendasit e Juric iu falën golit të Karamoh në minutën e 49 të ndeshjes. Asisti i Aina u shfrytëuza bukur nga Karamoh, që gjen golin e dytë në pak ditë. Me 30 pikë Torino shkon në vendin e shtatë, duke lënë një pozitë më poshtë Udinesen që ka 29 pikë.

Ora 15:32
VIDEO/ Pesë fitore radhazi, Napoli 'prek' titullin në Serie A

Në stadiumin "Alberto Picco" në La Spezia, vendasit humbën 0-3 me Napolin kryesues. Spezia në asnjë moment nuk u ngrit në lartësinë e duhur, me miqtë që kontrolluan lojën edhe pse nuk shënuan në pjesën e parë. Ishte Kvaratskhelia në minutën e 47-të që shënon me penallti, teksa në minutat 68 dhe 73 Osimhen shënoi dopietë. Napoli shkon në kuotën e 56 pikëve në vendin e parë, teksa Spezia me 18 pikë qëndron në vendin e 17-të.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet