VIDEO/Objekt misterioz
fluturues mbi Tiranë ?!

VIDEO/Objekt misterioz<br />fluturues mbi Tiranë ?!
TIRANË - Pamjet e filmuara mbrëmjen e sotme (31 mars) në kryeqytet rreth orës 20:00 tregojnë një dritë lëvizëse fluturuese teksa kalon mbi Tiranë.

Në video shfaqen dy drita, një prej tyre (drita majtas) është një yll (që nuk lëviz por duket i lëvizshëm për shkak të lëvizjes së kamerës). Objekti ndriçues misterioz lëviz në të djathtë të videos dhe afrohet drejt yllit. Drita nuk është një aeroplan pasagjerësh pasi në orën 20:00 në hapësirën ajrore shqiptare nuk ka pasur asnjë fluturim.

Drita misterioze nuk pulsonte dhe për rreth 30 sekonda ka fluturuar në qiell derisa u zhduk në horizont.  (Në një moment në video duken disa pulsime të dritës për shkak të disa degëve të pemës që pengonin filmimin, por drita nuk pulsonte)

Pas kërkimeve nga Shqiptarja.com rezulton se as Stacioni Hapësinor "Mir" nuk ka kaluar mbi Tiranë rreth kësaj ore. Mësuam dhe se gjatë mbrëmjes nuk ka pasur as kalime të satelitëve mbi Tiranë. (Përveç ndonjë sateliti sekret ose sateliti artificial si objekte të mbetura në hapësirë që mund të jetë reflektues ndriçimi dhe për shkak se dielli kishte perënduar dhe ndodhej në horizont, ndriçimi i tij binte direkt poshtë objekteve që lëviznin në hapësirë) 

Mbetet e pakonfirmuar se çfarë ka fluturur mbrëmjen e sotme mbi kryeqytet dhe derisa "drita të identifikohet" do të mbetet një objekt fluturues i paidentifikuar ose U.F.O (Unidentified Flying Object).

ufo
(Me rreth të kuq objekti ndriçues misterioz teksa lëviz mbi Tiranë)

ufo
ufo
(Me rreth të kuq objekti ndriçues misterioz teksa lëviz mbi Tiranë)

ufo

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...