Pasi hipën në automjetin tip "Range Rover" të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Klement Balili shoqërohet nga Delvina drejt Tiranës edhe nga një makinë tip "BMW". Në këtë automjet kanë qenë tre efektivë policie. I shumëkërkuari, që sipas mediave greke mori edhe nofkën "Escobari i Ballkanit", është dërguar në ambientet e komisariatit nr.6 në kryeqytet.
Lajmi kryesor:
Balili në pranga pas dy vitesh në arrati, Report Tv sjell pamje ekskluzive para dhe gjatë dorëzimit (VIDEO)
Komento