VIDEO/Polici e gjobit për rripin 
qytetari: Sa dola nga parkimi

Policia Rrugore ka vijuar në të gjithë vendin edhe sot, operacionin "Blici Rrugor", i shtrirë në akset kryesore dhe zonat urbane.

Sipas policisë, operacioni nisi në orën 12:30 dhe zgjati deri në orën 13:30, ndërsa u angazhuan rreth 665 punonjës Policie në total.

Si dhe u ngritën e funksionuan 125 pika kontrolli në të gjithë vendin.

Prej orës 12:30 deri në orën 13:30 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat vendosën:
96 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

139 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Si dhe 141 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi, janë prioritet i punës së Policisë Rugore dhe asaj të Rendit me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. 

Ndërkohë përmes një video të bërë publike në rrjetet sociale, policia ka dokumentuar edhe disa prej rasteve të shkeljeve rrugore. 

Një prej qytetarëve i kërkon punonjësit të policisë të mos e gjobisë për rripin për shkak se sa kishte dalë nga parkimi. Por përgjigja e punonjësit të policisë është e prerë se mosvendosja e rripit nuk falet. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti