Sëmundja e kandidates demokrate Hilary Clinton, ka qenë në fokus të mediave ditëve të fundit.

Përveç  të gjithë spekulimeve, ka ardhur dhe një ‘gafë trashanike’ e spikerit në televizionit ABC7. Spikeri Joe Torres e ka nisur edicionin e lajmeve duke thënë “Ne fillojmë me vdekjen e Hilary Clinton” e më pas transmetohet kronika kur Clinton u largua nga ceremonia e përkujtimore e 11 shtatorit pasi nuk ndjehej mirë.

Pavarësisht këtij gabimi Torres nuk ka kërkuar ndjesë, shkruajnë mediat amerikane.