AUSTRI - Wolfsberger AC barazoi 1-1 në shtëpi të dielën kundër Salzburgut për raundin e dytë në Bundesligën austriake të futbollit. Për vendasit autor i golit ishte Giacomo Vrioni, sulmuesi që më herët ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare.
Pjesa e parë e sfidës u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa duhej minuta e 67-të që Giacomo Vrioni të zhbllokonte rezultatin për Wolfsberger AC. Një pasim nga Wohlmuth bëri që Vrioni të lëshonte një 'predhë' me të majtën për ta ndalur pas krahëve të Christian Zawieschitzkyt.
Gjigantët e Salzburg barazuan me Vertessen në minutën e 79-të për rezultatin final 1-1.
Në dy ndeshjet e para me Wolfsberger AC, Vrioni ka shënuar tre gola, pasi në debutim gjeti dy herë rrugën e rrjetës në fitoren 3-0 kundër Austrisë së Vienës.
Pas përvojës në Austri me Tirolin, në SHBA me New England Revolution dhe Cesenas në Itali, Vrioni është rikthyer të shkëlqejë sërish në Austri, por këtë herë me fanellën e Wolfsberger AC.
Sulmuesi 27-vjeçar është produkt i moshave të Juventusit, teksa luajti edhe me ekipin e parë të 'Zonjës së Vjetër'.








Komente
Komento