VIDEO/ Vllaznia 'merr shkëlqimin' e Teutës dhe rikthehet te fitorja, poker në 'Loro Boriçi'! Durrsakët në fundin e renditjes
Kaina duke festuar golin e parë personal

Vllaznia rikthehet te fitorja pas tre ndeshjeve dhe mund 4-0 Teutën në "Loro Boriçi". Për javën e 15-të të Superligës, shkodranët iu falën golave të Hakaj në minutën e 20 dhe penalltive të kthyera në gol nga Kaina dhe Ardit Hoxhaj. Braziliani shënoi edhe në minutën e fundit për pokerin shkodran.
Dueli nisi më mirë për Vllazninë, me Hakaj që shënoi në minutën e 20-të. Një hutim i mbrojtjes durrsake bëri që mbojtësi të mposhtte Qirkon. Pjesa e parë do dhuronte edhe golin e dytë me Kaina në minutën e 37. Penallti perfekte nga braziliani. Pjesa e dytë u zhvillua me të njëjtën melodi, teksa Ardit Hoxhaj shënoi me penallti në minutën e 73. Në të 78 minutë Teuta mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq nga Kotobelli. Mbrojtësi i Teutës ndërhyu keq kundër Alivodës në mesin e fushës. Në minutën e 90 Kaina gjeti edhe golin e dytë personal dhe të katërtin e ndeshjes, teksa ka shënuar tre herë këtë sezon.
Pas javës së 15-të Vllaznia me 22 pikë qëndron në vendin e pestë, ndërsa Teuta me 14 pikë në vendin e fundit. Pas dy fitoreve me Martinin, Teuta humb shkëlqimin dhe merr një humbje në Shkodër.
Golat e ndeshjes:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
36.7%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 717
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dinamo përmbys 1-3 Partizanin në derbi, Egnatia fiton në Durrës! Portieri i Bylisit braktis ndeshjen, sot edhe dy ndeshje në Superligë! Bojkoton Flamurtari
24 Dhjetor, 08:37
-
Superliga luhet në mesjavë, sot edhe derbi Partizani - Dinamo! Kërnaja: Respekt për ta, por 'Demave' i bëjnë punë vetëm tri pikët
23 Dhjetor, 11:37
-
Më 28 dhjetor luhet finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia - Dinamo në statistika
21 Dhjetor, 17:00
-
Renditja/ Tirana ndal 1-1 Vllazninë në 'Klasike', AF Elbasani mposhtet 3-2 në Ballsh dhe humbet kreun e Superligës
20 Dhjetor, 15:43
-
Renditja/ Flamurtari dhe Teuta barazim dramatik mes grushteve, fitojnë Egnatia e Dinamo! Partizani akuzon gjykimin, sot 'Klasikja' Tirana - Vllaznia
20 Dhjetor, 09:20
-
Sot tre ndeshje të Superligës, Partizani luan në Rrogozhinë! Kërnaja: Kundër Egnatias për tri pikë, futbolli luhet në fushë
19 Dhjetor, 11:03
-
Superliga luhet në dy ditë, Edlir Tetova: Kujdes nga Partizani, futbollistët të futen në mentalitetin e Egnatias
18 Dhjetor, 14:31
-
Kategoria e Parë/ Përplasje dhe katër kartona të kuq në Laç, vendasit mposhtin 2-1 Skënderbeun! Korabi fiton në Fier, tri pikë për Pogradecin
13 Dhjetor, 15:36
-
Sot tre ndeshje në Superligë, AF Elbasani për të mbajtur kreun! Tirana luan në Durrës, spikat Partizani - Flamurtari
13 Dhjetor, 12:55
-
Bëri operacion në zemër, Edlir Tetova ndjek Egnatian nga stoli
10 Dhjetor, 12:24
-
AF Elbasani mposht Vllazninë dhe kryeson Superligën, sherr në tribuna e dhomat e zhveshjes! Humbet Flamurtari, Moriero kritika të tijve
9 Dhjetor, 08:50
-
Superliga/ Mbyllet pa fitues në 'Adush Muça', Bylis dhe Teuta ndajnë pikët pas barazimit 1-1
7 Dhjetor, 16:15