Një situatë qesharake ishte ajo para Bashkisë së Tiranës sot. Teksa anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Akil Kraja doli në një deklaratë politike, një qytetar I është afruar para kamerave dhe e ka cilësuar të korruptuar.

“O I korruptuar, mos e intervistoni atë hajdut”, dëgjohet në video qytetari. I zënë ngushtë pasi gjithçka iu kthyer kundër,  Akil Kraja u mundua që të qetësonte qytetarin, por ky I fundit vijoi më tej me akuza ndaj PD dhe Akil Krajës duke e akuzuar si të korruptuar dhe që çfarë nuk I kanë bërë vendit. 

Për më tepër ndiqni videon, e cila bëri të qeshnin dhe gazetarët e pranishëm me situatën ku u gjend Akil Kraja.