Videoklipi në muzeun me ikona, reagon Kisha Ortodokse: Përdhosjen e objekteve të kultit

Një padi e bërë nga një avokat në Korçë për një videoklip të regjistruarit nga vëllezërit Veshaj dhe Elgit Doda në ambientet e muzeut në Korçë ka shkaktuar debate. Sipas padisë blici i fortë i kameras dëmton afresket

Për këtë ka reaguar edhe Kisha Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila shpreh shqetësimin dhe indinjatën për përdhosjen e radhës ndaj objekteve liturgjike.

“Videoklipi muzikor “Picasso” xhiruar në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, para ikonostasit të Rehovës (që padrejtësisht nuk i është kthyer akoma Kishës Orthodhokse, nën pretekstin e “ruajtjes” së kësaj trashëgimie të çmuar”), është një shenjë e dukshme mosrespektimi ndaj këtyre vlerave shpirtërore. Ky mjedis është krejt i papërshtatshëm, për vlerat që pasqyron, për promovimin e një lloji të tillë muzike.  Aty, në respekt të traditës dhe kulturës që i ka krijuar këto objekte të shenjta, do përshtateshin tingujt e Muzikës Bizantine dhe jo tinguj që i fyejnë ato dhe trashëgiminë kulturore të vendit tonë.

Ikonat janë objekte liturgjike të shenjta, të cilave besimtarët orthodhoksë iu afrohen me nderim dhe respekt të veçantë. Prandaj, është e papranueshme dhe e dhimbshme, që ato të trajtohen në mënyrë të papërgjegjshme nga ato institucione, të cilat pretendohet se duhet t’i ruajnë dhe t’i mbrojnë. Për këtë arsye kërkojmë përsëri, që ato t’i kthehen Kishës Orthodhokse (në bazë të Ligjit 10057, neni 22/2, datë 22.1.2009, “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”), e cila jo vetëm i ka krijuar, por edhe i ka ruajtur me mund të madh ndër shekuj. Ikonat ruhen dhe mbrohen më mirë në ambientet kishtare, sepse janë objekte të shenjta liturgjike dhe pjesë e dukshme e shprehjes së Besimit orthodhoks. Lutemi dhe shpresojmë që Ministria e Kulturës të tregohet e kujdesshme dhe e ndjeshme ndaj objekteve kishtare dhe të respektojë ndjenjat fetare të Komunitetit Orthodhoks, duke mos lejuar përdhosjen e tyre”, thuhet në reagimin e Kishës.

 


Lajmi kryesor:

Vëllezërit xhiruan këngën në Muzeun Mesjetar, avokati padit Ministrinë e Kulturës pse iu dha leje: Blicet shkatërrojnë afresket! Drejtoresha: S’kanë kryer shkelje


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po dështon zgjedhja e Presidentit me konsensus?



×

Lajmi i fundit

John

Vladimir Putin dhe misteri i kokainës së zhdukur