VIDEOLAJM/ ‘K'cimi i Tropojës’ zyrtarisht pjesë e UNESCO-s! Rama: Rilindje e kësaj trashëgimie të braktisur nën pluhurin e harresës

Pas vlerësimit pozitiv nga Organizmi i Vlerësimit të UNESCO-s, gjatë sesionit të 19-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, në Asuncion, Paraguaj, “K'cimi i Tropojës” është tashmë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga “K'cimi i Tropojës”, ndërsa krahas saj shkruan se rilindi një trashëgimi deri dje e braktisur në pluhurin e harresës.

“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e bukur se “k’cimi i tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e listës përfaqësuese të trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit në unesco, si edhe me kënaqësinë e progresit të kësaj dekade për shpëtimin, rilindjen e promovimin e vlerave të kësaj trashëgimie deri dje të braktisur nën pluhurin e harresës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

“K'cimi i Tropojës” është një tjetër elementi unik shqiptar që prezantohet për këtë listë, i cili promovon pasurinë kulturore shqiptare në skenën ndërkombëtare.

“K'cimi i Tropojës”, i njohur gjithashtu si “K’cim Veni”, është një vallëzim festiv që ka ruajtur vitalitetin e tij ndër shekuj. Ai përfshin elementë të artit performues, traditave gojore, ritualeve dhe ngjarjeve festive. Përgjatë viteve, kjo traditë ka mbetur një simbol i identitetit dhe bashkimit për banorët e Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës.

Vallëzimi interpretohet në raste të ndryshme ceremoniale dhe shoqërore, si dasma, fejesa dhe festa lokale. Lëvizjet e tij ritmike, të shoqëruara me tupan, çifteli dhe fyell, simbolizojnë energjinë dhe gëzimin që karakterizojnë këtë komunitet. Performancat shpesh përfshijnë veshje tradicionale dhe shami të kuqe ose të verdhë, duke ruajtur kështu autenticitetin e elementit.

Regjistrimi në Listën Përfaqësuese të UNESCO-s ndihmon në promovimin ndërkombëtar të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke e mbrojtur atë për brezat e ardhshëm. Ky është një hap tjetër i madh për Tropojën dhe për Shqipërinë, që dëshmon vlerën universale të traditave tona.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Qeveria po përgatitet të përballet me mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit, kjo nuk ka ndodhur që nga viti 1962

Francë/ Qeveria po përgatitet të përballet me mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit, kjo nuk ka ndodhur që nga viti 1962