Policët e Koresë së Jugut mesa duket qenka jashtëzakonisht të zellshëm në zbatimin e detyrave të tyre.
 
Një polic rrugor në Seul ka bërë çmos për të ndaluar një motoçiklist në mënyrë që ta gjobiste atë.
 
Motoçiklisti nuk ka ndaluar në njoftimin e policit duke tentuar të largohej, por efektivi e ka ndjekur duke u kapur pas motorit i cili e ka tërhequr zvarrë për më shumë se 200 metra.
 
Pamjet janë filmuar nga një makinë që ka qenë duke kaluar në ato momente.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)