Vietnam/ Ra në një kantier ndërtimi, 10 vjeçari prej dy ditësh 35 metra nën tokë, operacion maratonë për ta shpëtuar

Vietnam/ Ra në një kantier ndërtimi, 10 vjeçari prej dy ditësh 35 metra nën tokë, operacion maratonë për ta shpëtuar

foto nga vendndodhja

Një djalë 10-vjeçar në Vietnam ka rënë në një kolonë betoni në një kantier ndërtimi dhe nuk është gjetur ende edhe se ekipet shpëtuese kanë dy ditë që e kërkojnë. Sipas mediave të huaja, 10 vjeçari u rrëzua dhe ra në kolonë, e cila është 35 metra nën sipërfaqen e tokës dhe 25 cm e gjërë. . Incidenti raportohet të ketë ndodhur në një kantier ku po ndërtohej një urë në provincën jugore të Dong Thap, tha një punonjës shpëtimi për AFP.

“Ne po bëjmë më të mirën. Nuk mund të themi ende se në çfarë gjendje është djali ”, shtoi ai.

 

Ekipet e shpëtimit kanë ulur dhe një kamer në kolonën ku ra djali për të parë gjendjen dhe për të filmuar ndonjë reagim, por nuk morën asnjë shenjë.

Autoritetet  nuk janë të sigurt për gjendjen aktuale të djalit.

“Ai ka ndaluar komunikimin me botën e jashtme, megjithëse vazhdon të furnizohet me oksigjen “, raportoi gazeta Vietnameze Tuoi Tre.

 

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës