Vijojnë ndihmat ushqimore në Elbasan, Xhaçka: Në dy muaj kemi mbështetur 370 mijë familje dhe individë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka së bashku me kryetarin e bashkisë Gledian Llatjan, prefektin e qarkut dhe me drejtorin e Emergjencave Civile kanë ndjekur nga afër grumbullimin e pakove me ndihma ushqimore në pallatin e sportit si dhe shpërndarjen e tyre në këtë bashki, në disa fshatra, por edhe në Peqin.

“Operacioni i nisur dy muaj më parë do të vazhdojë për të ndihmuar që të gjitha familjet në nevojë të përballojnë këtë situatë të vështirë. Unë shpresoj që shumë shpejt t’i rikthehemi normalitetit. Deri atëherë, ne do t’i jemi në krah dhe do të mbështesim çdo familje në nevojë. Përmes operacionit humanitar, mbështetur në një skemë të mirëkoordinuar mes shumë institucioneve në dy muaj mbi 370 mijë familje dhe individë janë ndihmuar me ushqime, barna e shërbime të tjera, ndërsa janë shpërndarë nëpër shtëpi rreth 500 mijë pensione në të gjithë vendin.

Shpërndarja e pakove ushqimore bëhet në bazë të listave të cilat vijnë nga bashkitë përmes administratorëve socialë, por që kryqëzohen e verifikohen pastaj me shërbimet sociale e institucione të tjera për të bërë një identifikim të mirë të nevojave të tyre dhe asistencës që mund t’ju ofrojmë,”- tha mes të tjerash ministrja Xhaçka.

Kryebashkiaku Llatja tha se ndihmat po shpërndahen në vijueshmëri për familjet më në nevojë dhe kërkuan që operacioni humanitar të mos politizohet. Operacioni i shpërndarjes së ndihmave në qarkun e Elbasanit po mbikëqyret nga krerët më të lartë të Forcave të Armatosura dhe do të vijojë në qarqet Shkodër, Lezhë, Korçë, Fier, Berat, Gjirokastër e Vlorë.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion