Vijojnë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe, projekti gati deri në fund të vitit

Në kantierin e “Unazës së Madhe” të Tiranës punimet po vijojnë të kryhen me ritme të shpejta. Kështu ka njoftuar sot kryeministri Edi Rama, i cili thotë se ky investim madhor pritet të jetë gati deri në fund të këtij viti.

Teksa ka ndarë disa pamje në facebook, Rama shkruan se ky është një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës në vend.

“Në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës punimet vijojnë me ritme të mira. Ky investim madhor pritet të jetë gati në fund të këtij viti, duke përmbyllur kështu një ndër projektet më të rëndësishëm të infrastrukturës në vend”, shkruan Rama.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë.

Ndërtimi i saj lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

Kjo unazë do të jetë në shërbim të të gjithë automjeteve, të cilat aksesojnë Tiranën nga të gjitha hyrjet jashtë qytetit, si nga Rruga e Arbrit, ashtu edhe nga rruga Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Durrës.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran