PS vazhdon të kryesojë me një diferencë të thellë edhe me votat e diasporës. Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, janë numëruar deri më tani 139 756 zarfa nga gjithsej 194 889, ose mbi 70%. PS ka marrë 74 845 vota, që përbëjnë 54.17 % të totalit, duke ruajtur avantazhin edhe jashtë vendit. Numërimi është në 2 mijë zarfat e fundit, teksa mbeten edhe 53 mijë vota të Greqisë pa numëruar, për të cilat vendimi merret nesër në KQZ.
Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Madhështore me 38, 896 vota ose 28.14%, ose me një diferencë prej më shumë se 35 mijë votash deri tani nga socialistët.
Ndërkohë, një rritje të ndjeshme ka shënuar Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, i cili ka marrë 11 265 vota ose 8.15 % të numrit total. Partia Mundësia ka siguruar 5189 vota (3.76 %), ndërsa Lëvizja Bashkë ka arritur të marrë 3 727 vota (2.69 %). Partia Socialdemokrate ka siguruar 1 798 vota, që përbëjnë 1.26%. Rezultate më të ulëta kanë marrë subjektet e tjera.
Pavarësisht se brenda vendit është mbyllur numërimi për partitë dhe mandatet janë ndarë më tani 83 PS dhe 50 PD, vota e diasporës lë të hapur garën, matematikisht në 1 qark. Një mandat në qarkun e Fierit i Partisë Socialiste rrezikohet nga Nisma Shqipëria Bëhet, që ka një përqindje shumë të mirë të votave në diasporë dhe mund të merrte mandatin e dytë në rang kombëtar.
Në Tiranë, Partia Mundësia e Agron Shehajt mbrojti mandatin e dytë me disa dhjetëra vota, dhe nuk u rrëzua as nga diaspora duke e lënë PD-në në këtë qark, me 13 mandate.
Sytë janë nga vota e diasporës pasi ende zarfet e ardhura nga Shqiptarët e Greqisë, nuk kanë nisur të numërohen. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS vendosi që votat e Greqisë të numërohen, por PD e ankimoi këtë vendimmarrje në Kolegjin Zgjedhor i cili mblidhet të premten në orën 13.00 për vendim.
Edhe PS bëri lëvizjen e saj, dhe këtë të enjte, i dorëzoi KZAZ-së së Diasporës kërkesë për të hapur Greqinë, por vendimmarrja i kaloi kryekomisionerit Celibashi, pasi anëtarët e KZAZ-ve janë 2:2 dhe nuk gjetën dakordësi.
Komente


PO MIRE O SALI QE NE SHQIPERI TI MOREN BANDAT votat PO NE EUROPE EDHE ATJE BANDAT TI MOREN, KJO NUK HAHET SALI AS ME VAJ E AS ME UTHULL.
PërgjigjuNe 2027 vota e emigranteve te hidhet tek amabasada jashte dhe ti numerojne atje keshtu ulet koha e pritjes kot 5 dite
PërgjigjuBerisha duhet me hik me gjithe listen e mbyllur te tij , sa me shpejt aq me gjithe ate kellic mizantropin
PërgjigjuPo me Belind Kllicin ne list te sigurt e me albana vokshin me keto do garoje opozita ? Qe u ban milionera ne opozite, me makina e toka e prona pa asnji dit pune ne jeten e vet ? Ma va fan culo
PërgjigjuPD me berishen po shkon tatepjete, si LSI.
PërgjigjuNE KETO ZGJEDHJE PREMTIMI PER PASHAPORTE EUROPIANE NE 2027 ISHTE I FORTE KJO I DHA RAMËS 60% te votave !
PërgjigjuJo premtimo, ate ia dha vetem Saliu i cili duke qendruar ne politike do e ktheje Ramen ne sulltan qe do jete pergjithmone ne pushtet. Eshte fare mire e ditur qe populli kurre s'do votoje Berish kriminelin, me hir me pahir do vazhdoje ta votoje Ramen pasi s'ka krahasim me Berishen. Partite e vogla le te nxjerrin te mire sa te duan, shumica e konsiderojne votimin per to rrezik per rikthimin e Berishes.
Jo jo e ke gabim,Rama perballe kishte balozin e zi,nuk kishte ndeshje fare,luhej me nje porte,dhe ishte katastrofe ne 2021, eshte akoma me keq tani,sepse shkaterruan ç'faredo alternative duke lene te livadhiste nje si Noka,qe vetem ne politike nuk duhet te jete. Sali Berisha ka marre pushtetin me dhune,e manipulime gjithnje,ashtu sikur Likja,qe kur ja kan heq kete mundesi,duket qarte qe skane asnje shanc me zotesi te bindin Shqiptaret.Edhe Rama te largohet nga politika dhe me i humburi te drejtoje PS-ne,Sali Berisha,Mul Noka,Topaallet Babalet,Gaz bardhi apo i biri i Fariut e gjithe surrogatot qe popullojne kete PD,asnje shanc nuk kane te fitojne.Duhet rindertim nga zero,njeres serioze,program te mirfillte,per politiken ekonomike,ate te jashtme ku vemendje te veçante interesave kombetare,politikat e brendeshme ,si psh ato sociale,pensionet,luften e evazionit fiskal,sistemin arsimor ate shendetesor,programe reale,me shifra e kohe te percaktuar,e keto i bejne njeres me kompetenca,nuk i gjen ke pazari i ri, opozita aktuale asgje nuk ka,qe te mund te binde Shqiptaret,vetem idiotet besojne qe duke bllokuar parlamentin, djegur e shkrumbuar ,kthehesh ne alternative!!