Hapësirat e argëtimit në parkun e liqenit të Paskuqanit janë drejt përfundimit. Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga ambientet sportive dhe këndi i lojërave që së shpejti do të jenë gati dhe në dispozicion të komunitetit për të kaluar kohën e lirë.
“Mirëmëngjes, dhe me ambientet e reja sportive e këndin e lojërave për fëmijë në Parkun e Liqenit të Paskuqanit, tanimë drejt përfundimit, ju uroj një ditë të mbarë!”, thotë postimi.
Parku i Liqenit të Paskuqanit ka pësuar ndryshime në vitet e fundit ku në zonën prej 84 hektarësh përfshihet edhe një mol e amfiteatër.
Komente











