Virologu italian Bassetti: Covid në mars ishte një tigër vrasës, tani është një mace e egër

Virologu italian Bassetti: Covid në mars ishte një tigër vrasës, tani është një mace e egër

Te koronavirusi duket se metafora e kafshëve funksionon.

"Në muajin mars kishte një sërë ambulancash që mbërrinin në dhomën e urgjencës. Kishim para nesh një tigër vrastar dhe të egër, sot kemi një mace të egër. Eshtë e qartë se diçka ka ndodhur; koronavirusi është më pak virulent, ka më pak ngarkesë virale dhe këtë e ka demonstruar laboratori San Raffaele. Gjithashtu ka ndryshuar ashtu siç ka verifikuar laboratori në Brescia" - kështu është shprehur italiani Matteo Bassetti, drejtor i klinikës së sëmundjeve infektive në spitalin  San Martino në Xhenova dhe anëtar i grupit të punës Covid të rajonit Liguria.

Duke folur për deklaratat Alberto Zangrillo, shefi i Njësisë së Anestezistëve në spitalin San Raffaele në Milano, i cili dje tha se koronavirusi "klinikisht nuk ekziston më", Matteo Bassetti tha se "Në Itali kemi dhjetëra studime klinike të gatshme për të filluar për Covid-19, por ne nuk kemi mjaftueshëm pacientë që do të përfshihen në studime.

Duket se nuk ka patologji serioze dhe se ka shumë pak qarkullim të koronavirusit. Të dhënat e fundit të Mbrojtjes Civile tregojnë një rritje të raste të reja në pothuajse të gjitha Rajonet prej 0,1%

"Por edhe pse të dhënat janë pozitive, kjo nuk do të thotë 'Liri për të gjithë dhe në gjithçka', nuk është ky mesazhi - thotë Bassetti - Sëmundja është ndryshe nga më parë, por virusi është akoma në qarkullim, për këtë arsye është e nevojshme të respektoni distancimin fizik, të përdorni maskë dhe të lani gjithmonë duar. Këto masa, të paktën deri në muajin qershor, janë thelbësore - përfundon specialisti i sëmundjes infektive.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane