Por Rudina Magjistari ka reaguar përmes një statusi, ku i quan portalet qesharake dhe shkruan se nuk i intereson aspak kjo rastësi.
“Sa qeshareke behen disa portale, qe i kushtojne kaq shume rendesi koinçidendes me veshje te njejte te dy prezantueseve. Dhe per me teper pretendojne se une u shqetesokam shume per kete fakt (per kolegen nuk e di) Une jo vetem qe s’me intereson fare, nese diçka e tille ndodh, (sepse nuk shoh asnje problem ketu, persa kohe ajo qe vesh me rri mire) madje, madje s’e kam fare problem ta vesh te njejten veshje disa here ne program, (nese me pelqen gjithmone). Dhe meqe ra fjala, shume faleminderit butikeve ekskluzive te Tiranes, qe na mbeshtesin neve, njerezit e ekranit me veshje te bukura, te fresketa e qe na bejne te ndihemi mirë,”-përfundon postimi i Magjistarit në Instagram.
(Najada Elmazi dhe Rudina Magjistari)
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com