Institucione funksionale, vijimësi të reformave dhe dialog me Serbinë. Këto ishin tri porositë e komisioneres së BE për Zgjerimin, Marta Kos, për qeverinë e Kosovës.
Me premtimin se do të rikthehej sërish në Kosovë pas përfundimit të zgjedhjeve, Kos përsëriti disa herë rikthimin e stabilitetit në vend, pikë për të cilën Kurti e siguroi se në mungesë të Kuvendit, po punohet maksimalisht.
“Të fuqizojmë integrimin dhe rrugën e Kosovës drejt BE. Të kërkojnë nga gjithë klasa politike që të rikthejnë stabilitetin dhe duhet të formoni institucione stabël dhe funksionale. Pasi të funksionalizohen institucionet pas zgjedhjeve, do të rikthehem dhe do të diskutojmë akoma tema me rëndësi për Kosovën e BE. Funksionalizimi i institucioneve është shumë me rëndësi”, tha Kos.
Në fokus të diskutimeve mes Kurtit e Kos ishin edhe reformat drejt BE-së. Marrja e statusit të vendit kandidat, për Kurtin, duhet të ketë si prapavijë edhe mbështetjen e vendeve anëtare.
“Jemi të vetëdijshëm për sfidat që ekzistojnë, por gjetja e unitetit brenda Bashkimit Evropian për të marrë vendime karshi Kosovës është detyrë e përbashkët. Sigurisht që ne po punojmë me shtetet anëtare, por kërkohet që edhe institucionet e Bashkimit Evropian të shtyjnë këtë unitet përpara”, tha Kurti.
Ndërsa sipas komisioneres, nisja e procesit të negociatave me BE përmblidhet në një pikë kyçe: dialogu Kosovë-Serbi. Kos kërkoi zgjidhje të të gjitha çështjeve ndërsa vetë do të angazhohet në forcimin e lidhjeve mes Kosovës e BE.
“Sa më i suksesshëm të jetë dialogu Prishtinë-Beograd, aq më të larta do të jetë shanset që ne të nisim negociatat. Apeli im është që të angazhohet, nuk mund të jap një datë, por ju garantoj se do të punoj pa u lodhur që të afroj sa më shumë Kosovën me Bashkimin Europian”, tha Kos.
Komisionerja theksoi se BE është e përkushtuar në të ardhmen europiane të Kosovës.
Ndajmë vlera të përbashkëta me BE dhe jemi plotësisht të rreshtuar me politikën e jashtme të BE”, iu përgjigj Kurti.

Komisionerja Kos e vendosi theksin te stabiliteti i institucioneve dhe funksionimi i tyre gjatë fjalës në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Kurti.
“Të fuqizojmë integrimin dhe rrugën e Kosovës drejt BE. Të kërkojnë nga gjithë klasa politike që të rikthejnë stabilitetin dhe duhet të formoni institucione stabël dhe funksionale. Pasi të funksionalizohen institucionet pas zgjedhjeve, do të rikthehem dhe do të diskutojmë akoma tema me rëndësi për Kosovën e BE. Funksionalizimi i institucioneve është shumë me rëndësi”, tha Kos.
Gjithashtu ajo tha se plani i rritjes falë fondeve të BE është një mbështetje e rëndësishme për vendin.
“Besoj se ky do të jetë një vit dhe pikë kthese në marrëdhëniet tona”, tha komisionerja.
Gjithashtu, ajo nënvizoi rëndësinë e dialogut me Serbinë.
“Dialogu me Serbinë, kërkohet të zgjidhen të gjitha çështjet me Serbinë. Sa më i suksesshëm të jetë dialogu Prishtinë-Beograd aq më të larta do të jetë shanset që ne të nisim negociatat. Apeli im është që të angazhohet, nuk mund të jap një datë, por ju garantoj se do të punoj pa u lodhur që të afroj sa më shumë Kosovën me Bashkimin Europian”, tha Kos.
Në fund të fjalës, Kos theksoi se BE është e përkushtuar në të ardhmen europiane të Kosovës.
“Kosova ka bërë shumë në periudhat e fundit dhe akoma mund të bëhet. Kosova dhe BE ndajnë fat të përbashkët. S’mund të mendohet pa Kosovën. BE mbetet e përkushtuar në të ardhmen evropiane të Kosovës”, tha Kos.
Komente









