Vjedhjet për banor, Shqipëria kampione në Evropë për numrin e ulët, shumë larg vendeve më të zhvilluara

Vjedhjet për banor, Shqipëria kampione në Evropë për numrin e ulët, shumë larg vendeve më të zhvilluara

Shqipëria është shteti me më pak vjedhje në Evropë përgjatë viteve, e një diferencë shumë të madhe nga vendet e tjera.  Në statistikat e bëra për 100 mijë banorë nga EUROSTAT, të përditësuara për herë të fundit në vitin 2019, të cilat e shfaqin vendin me vetëm tre vjedhje për 100 mijë banorë gjatë atij vitit.

Këto shifra e vendosin Shqipërinë shumë më lart vendeve më të zhvilluara edhe brenda Bashkimit Evropian, ku rekordin e mbajnë Belgjika dhe Spanja me 140 vjedhje për 100 mijë banorë. Ndërkohë që të vetmiit vende që i afrohen janë Liktenshtejni me 5 vjedhje për 100 mijë banorë dhe Hungaria me Qipron me nga 6 vjedhje për 10 mijë banorë.  

Bëhet fjalë për vjedhje, të cilat ndodhin nëpërmjet forcës, kanosjes, kërcënimeve apo edhe atyre të shtëpive. Ndërsa Brukseli dhe Madridi janë ndër zonat më të kuqe në Evropë, Shqipëria renditet në zonën e verdhë – rrezikshmëria më e ulët. Britania e Madhe ka po ashtu të dhëna tepër jo të favorshme. Aty regjistrohen 132 vjedhje për 100 mijë banorë. Portugalia ndjek me 106, Suedia me 88 dhe Holanda me 50.

Për vende si Gjermania, Italia apo Franca, mesatarja shkon në 42-43 vjedhje. Ndërsa, rajoni i Ballkanit në tërësi, nxjerr shifra më të moderuara.

Përtej Greqisë të përkufizuar si zonë portokalli me 40 vjedhje për 100 mijë banorë, pjesa tjetër është zonë e verdhë. Kosova shkon në 11, Mali i Zi në 15, Serbia 17 e Maqedonia e Veriut në 20.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/01/2022 01:19

    Keto statistika qe e nxjerrin Shqiperine me numerin me te ulet te vjedhjeve(sido e cfaredo te klasifikohen)me kujton rastin kur ne kohen e Xhaxhit morem cmim te pare si me te ushqyerit nga FAO,ne mos gabohem,a per cfare ishte se nuk me kujtohet mire,kur ne fakt kishte mungesa dhe rradha per ushqime,duke filluar qe me qumeshtin.

    Përgjigju
  • Vin: 27/01/2022 12:22

    Hahaha Po shqipot lane nam duke vjedh ne gjith europen normal qe ne shpi nuk vjedhin.

    Përgjigju
  • Scutari: 27/01/2022 11:45

    Eshte shume e vertete! Nuk behet fjale per vjedhjet parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal te RSH, por per grabitjet qe parashikohen nga nenet 139-140-141 te Kodit Penal, sepse vjedhjet ne english jane "theft" ndersa grabitjet "robbery".

    Përgjigju
  • hajduti minister: 27/01/2022 11:07

    cdo vjedhim ne Shqiperi ne, ne shqiperi dhe miu qe futet per te ngren ne shtepi vdes per te ngrenë...

    Përgjigju
  • Katlo: 27/01/2022 10:40

    Normal,se hajdutat vjedhin ne europe. Ca ka per tu mburr ketu. Ishalla kthehen ju vjedhin pasurite, juve qe na vidhni perdite nga taksat tona, e na beni lajme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet