Vjenë, gjenden sende personale të
panjohura të Aleksandër Moisiut

Vjenë, gjenden sende personale të<br />panjohura të Aleksandër Moisiut
Pas përpjekjesh të mëdha dhe kërkimesh të gjata që më ccuan në zbulimin e maskës së vdekjes  dhe kacurrelit me flokët e Aleksandër Moisiut në Vjenë, mu nxit dëshira për të vazhduar më tej. Rastësia më ndeshi me një album të vjetër teatror të botuar në Vjenë brenda të cilit ndodhej një dokument që bënte fjalë për disa objekte që i përkisnin aktorit Moisiu. Lista (inventari) përmbante edhe maskën e vdekjes e po ashtu kacurrelin me flokët e tij, por edhe objekte të tjera të panjohura për mua e po ashtu për të gjithë shqiptarët. Kështu nisa punën për t’i gjetur dhe për tu njohjur me objektet e “reja”.

Duhet theksuar që është shumë e vështirë të gjesh informacionet që të duhen, kur  personat që je i detyruar të kontaktosh apo të pyesësh janë hermetikw dhe nuk të japin asnjë informacion. Kështu më ndodhi dhe mua. Personi përgjegjës që i dispononte këto objekte me krijoj pengesa të paparashikuara që nuk më lejonin të arrija te objektet. Këmbëngula  “me forcë”, i doja patjetër këto perla, të cilat në një farë mënyre janë edhe “krenaria jonë kombëtare”. Përgjegjësja e arkivit ishte prototipi i burokrates së “pakalueshme”, por këmbëngula.... Mu desh të gjeja një rrugë tjetër, përmes një autoritetit më të lartë, që të hyja aty. Këmbëngulja më shpërbleu dhe hyra. Tashmw kam kënaqësinë të ndaj me lexuesin shqiptar emocionet e papërshkruara që përjetova kur fotografova këto sende të veccanta.

Ja objektet:
Objekti 1 -  Dora e majtë e Aleksandër Moisiut e formatuar në gips, (të cilën e kam fotografuar në të dy anët)

Me keqardhje më duhet të them që në kartelwn e objektit “Linke Hand”  (dora e majtë) ku shwnohen përmasat, emri i personit, viti i lindjes dhe i vdekjes së tij, materiali i objektit gips si dhe numri i inventarit, nuk gjindeshin të dhëna të tjera, si: data e krijimit të objektit, nëse dora ishte bërë kur ai ishte gjallë apo i vdekur, kur kishte ardhur në arkiv e nga kush....???
E vetmja gjë që arrita të kem nga nënpunësja e “vështirë” e arkivës, ishte informacioni gojor që objektet ishin nga koleksioni i aktorit vjenez Albin Skoda si dhe nga dhurata që zonja Johanna Terwin Moisiu i kishte bërë arkivës.

Në momentet e para, duke parë pjesën e sipërme të dorës së gjeniut, ndjeva brenda meje “shpirtin e butë të Fedjas”, “marrëzinë e Hamletit”, “tragjedinë e Othellos”,...një botë të tërë personazhesh me të gjithë tragjeditë apo ironitë e fatit të jetës së tyre. Një dorë e butw e ledhatuese, një dorë e vuajtur, e uritur, luftëtare e kërkuese, dorë krenare, e papërkulur, dorë sakrifice, dorë proletari apo intelektuali, dorë fshatari apo borgjezi....

Shpresoj që në fotot e mija, të cilat jam munduar ti bëj sa më të qarta (edhe pse nën presionin bezdisës të nënpunëses së arkivit), lexuesi shqiptar do të mund të shikojë gjeninë  e artit, forcwn e karakterit e shpirtin e butw të Aleksandër Moisiut.
Nuk gjej fjalë për të përshkruar ndjesitë e përjetimin pas  vështrimit të  gjurmwve apo kur fillova “të lexoj” rrudhat e jetës, në pjesën e brendshme të dorës së  gjeniut Moisi.

Objekti 2: Spaletat e togerit të kompanisë 9, batalioni 3, regjimenti 55 Aleksandër Moisiu.
Nga shënimet personale të Aleksandër Moisiut, të gruas së tij Johanna Terwin, të biografëve të ndryshëm, është e ditur që në korrikun e vitit 1915, aktori u lajmërua vullnetar për luftë, në ushtrinë gjermane. Sapo kishte filluar lufta e parë botërore dhe ai në fillim ishte pjestar i rregjimentit të gardës kombëtare, e më pas duke parë cilësitë e tij si ushtarak dhe disiplinën e tij të lartë i dhanë gradwn e togerit dhe e dërguan në vijën e parë të frontit në Francë (La Bassée), pranë kompanisë 9, batalionit të tretë, regjimentit 55 të këmbësorisë. Në arkivën e Teatrit të Vjenës në mes të objekteve që u trashëguan nga Aleksandër Moisiu, janë edhe spaletat e tij të togerit që shihen në foton me sipër.
 
Objekti 3: Titulli MJESHTER I MADH
Një vlerë tjetër e madhe që na la trashëgim Moisiu është dhe titulli MJESHTER I MADH i skenës, dhënë atij në nëndor të vitit 1917 nga  trashëgimtari i fronit Duka Frederik von Anhalt,  i cili ishte autoriteti i parë i kohës në Gjermaninë e luftës së parë botërore. Ky titull është dhënë i shoqëruar me dy objekte:  DEKORATA (Foto 5) dhe  DOKUMENTI SHOQERUES (Foto 5a).

Dekoratën e gjeta në seksionin e objekteve të arkivit të teatrit të Vjenës, ndërsa dokumentin shoqërues të saj (Foto 5a) në arkivën me dokumenta personale të Aleksandër Moisiut në arkivën e teatrit të Vjenës. Dekorata është e larë në ar,  ka një mbajtëse mëndafshi dhe mbyllet në një kuti lëkure. Sipër saj shihet qartë “F” simboli i dukës Frederik i cili ishte krijuesi i këtij urdhëri. Sipas procedurave të kohës titulli shoqërohej pervec medaljes edhe me një kurorë me gjethe dafine (nga një metal i çmuar) e cila i vendosej mbi kokë të lauruarit, por në arkiv kjo nuk ekziston.

Objekti 4 dhe 5: Dy kuleta prej lëkure
Objekti 6: Shtatore prej druri e aktorit Aleksandër Moisiu
Ky objekt që është në dru, i punuar me prerje (trafor), tregon aktorin  Aleksandër Moisiu në  një ndër figurat e tij më të dashura, në rolin e ENDACAKUT nga vepra e Leon Tolstoit – FAJTOR PER GJITHSHKA, një pjesë e vitit 1919 e përkthyer në gjermanisht nga August Scholz në vitin 1920 dhe që u luajt në teatrin popullor të Vjenës në sesonin 1920 – 1921. Figura e vogël është e madhësisë 20 cm dhe e vizatuar me bojra (sipas veshjes origjinale të Moisiut në skenë).

Objekti 7: Lorbeerkranz (kurora me gjethe dafine)
Siç shihet edhe nga figura kjo kurorë me gjethe dafine është një trofe që Aleksandër Moisiu ka marrë si aktori më i mirë në festivalin e teatrove në Czernowitz të Ukrainës. Ajo mban mbishkrimin Teatri Kombëtar Czernowitz (Teatrul National Cernauti) dhe datën 1 Tetor 1929. Kurora është prej argjendi me pjesë të lara në ar dhe poshtë saj mban shirita mëndafshi me ngjyrat e flamurit kombëtar të vendit. Përmasat e objektit janë 34 cm x 25 cm.

Objekti 8: Busti i Aleksandër Moisiut
Busti i aktorit Aleksandër Moisiu është punuar në gips dhe ka përmasat 40 x 20 x 23 cm. Autori i bustit është krijuesi i famshëm e shumë dimensional me origjinë rumune Sandor Jaray i cili është autor i shumë punimeve artistike që gjinden në Vjenë. Ai ishte mjeshtër restaurator, por punoj edhe si  piktor, skulptor dhe dekorator i objekteve më të përmendura të perandorisë austrohungareze. Ai ishte njohës i mirë i artit të Moisiut dhe fans i tij.

Nuk dua të zgjatem më shumë me përshkrime të tjera, pasi qëllimi im ishte që ti bëj të njohur lexuesit objektet, por edhe ndonjë inforamcion të shkurtër për to. Objektet ruhen në gjendje shumë të mirë dhe në kushte optimale në muzeun e teatrit në Vjenë dhe nxirren (jo të gjitha) me raste të rralla në ndonjë ekspozitë për historinë e teatrit apo ndonjë përkujtimore për Aleksandër Moisiun.
Vjenë, 25 shkurt 2014

Shkrimi u publikua sot (02.03.2014) në suplementin Rilndasi të gazetës Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar