Mario Keputa është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, me vendimin e marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Emri i tij u propozua në këtë pozicion nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë që vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

Njoftimi i Qeverisë:

Vendim për emërimin në detyrë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Z. Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.