'Vlerësimi i mësimit në kushte shtëpie është orientues, jo nota finale', Shahini mesazh edhe për maturantët: Mësoni sa është e mundur...

Ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale ka bërë edhe njëherë me dije se vijon mësimi on-line për nxënësit me qëllim që ata të mos mbeten mbrapa për shkak të krizës shëndetësore nga koronavirusi. Shahini ka ritheksuar se mësimi vijon në dy mënyra, përmes transmetimeve në RTSH, por edhe komunikimit on-line apo në rrjete sociale përmes mësuesve dhe nxënësve. Pavarësisht se kjo nuk është metoda ideale e mësimdhënies dhe mësimnxënies, Ministrja e Arsimit është shprehur se këto metoda janë të aksesueshme nga thuajse të gjithë mësuesit e nxënësit me qëllim që këta të fundit të mos mbeten mbrapa.

Megjithatë ekziston një pjesë e vogël e nxënësve , “të cilët nuk kanë patur asnjë komunikim me mësuesit e tyre dhe për të cilët nuk e dimë nëse i kanë përcjell leksionet në RTSH. Ky numër është i vogël dhe kemi listën emërore të këtyre nxënësve për secilën shkollë, në mënyrë që kur t’i kthehemi mësimit normalisht, t’iu kushtojmë një vëmendje më të shtuar atyre dhe ti ndihmojmë të kapin hapin e nxënësve të tjerë të cilët kanë marrë mësim në kushte shtëpie”- ka thënë ministrja.

“Përmes këtij video-mesazhi dua të adresojë dy çështje të ardhura nga nxënës dhe mësues, por edhe gazetarë këto dy ditët e fundit të cilët kanë marrë shkas nga një keqraportim i numrit të nxënësve që po marrin në mësimin në kushte shtëpie. Dhe çështja e dytë ka të bëjë me vlerësimin që mësuesit po iu bëjnë nxënësve gjatë kësaj perjudhe.

Ne po punojmë në dy forma me nxënësit tanë. Së pari, me transmetimin e leksioneve në radio-televizionin shqiptar përmes 3 fashave gjatë ditës. Në orën 10:30, në orën 13:30 dhe në orën 18:00. 98% e familjeve shqiptare kanë televizor në shtëpi. Kjo dihet nga statistikat ndër vite, kështu që jemi të sigurt që nxënësit tanë po i ndjekin mësimet dhe nuk po mbeten mbrapa.

Forma e dytë e punës ka të bëj me komunikimin direkt mes mësuesve dhe nxënësve, duke përdorur platforma të ndryshme online, por edhe përmes rrjeteve sociale. 95% e të gjitha familjeve shqiptare kanë një telefon celular kryesisht smart, kjo është arsyeja pse po arrijnë të jenë në një komunikim të drejtpërdrejt në një masë shumë më të madhe.

Mësuesit kanë përdorur kryesisht rrjetet sociale për të xhiruar leksione, për të kthyer përgjigje në pyetjet e nxënësve, për të bërë detyrat e shtëpisë dhe për të marrë vlerësimin në detyrat e shtëpisë. Nuk është ideale por është një punë e madhe që është bërë nga të gjithë në mënyrë që nxënësit të mos mbeten mbrapa me mësime. Është një numër i nxënësve të cilët nuk kanë patur asnjë komunikim me mësuesit e tyre dhe për të cilët nuk e dimë nëse i kanë përcjell leksionet në RTSH. Ky numër është i vogël dhe kemi listën emërore të këtyre nxënësve për secilën shkollë, në mënyrë që kur t’i kthehemi mësimit normalisht, t’iu kushtojmë një vëmendje më të shtuar atyre dhe ti ndihmojmë të kapin hapin e nxënësve të tjerë të cilët kanë marrë mësim në kushte shtëpie.

Kështu që nuk është situatë sikurse të jemi në shkollë, por e kemi rikrijuar mësimin që merrej në shkollë, në maksimumin e mundshëm në kushte shtëpie”, ka thënë ndër të tjera Shahini.

Referuar vlerësimit të nxënësve dhe frikës se ata mund të kopjojnë gjatë zhvillimit të testeve në shtëpi, Shahini shprehet se “mësuesit i njohin shumë mirë nxënësit e tyre”, kështu që në varësi të ecurisë së tyre gjatë vitit ata mund ta kuptojnë një gjë të tillë. Dhe çështë më e rëndësishmja sipas saj është se notat gjatë zhvillimit të mësimit në shtëpi është një vlerësim orientues dhe jo formal apo final.

“Përsa i përket vlerësimit të nxënësve, më kanë pyetur shumë mësues dhe prindër se si t’ia bëjmë me vlerësimin e nxënësve kur ata në kushte shtëpie kryejnë detyrat e shtëpisë apo edhe teste që iu dërgojmë dhe ata mund të kopjojnë apo edhe mund të sjellin detyrat që ua ka bërë dikush tjetër.

Së pari, mësuesit i njohin shumë mirë nxënësit e tyre. Nëse njëherë ata sjellin një detyrë të zhvilluar shumë mirë, sesa është zhvilluar gjatë vitit, atëherë mësuesi e di se nxënësin ose e ka ndihmuar dikush ose ka kopjuar nga libri. Natyrisht nxënësi mund të penalizohet.

Së dyti, ky mësim që po ndodh ndërsa mësimi zhvillohet në kushte shtëpie është një vlerësim orientues. Pra nuk është notë formale dhe finale. Nota formale dhe finale vendoset kur të kthehemi në shkollë dhe nxënësi pyetet prapë ose testohet prapë për leksionet që janë zhvilluar në këtë kohë apo edhe leksionet që janë zhvilluar më përpara”, shprehet Shahini.

Ndërkaq, Shahini iu ka bërë thirrje maturantëve të vijojnë të pregatiten për provimin e përgjithshëm të pafrikësuar, sikurse për një provim normal pasi asgjë që nuk ka qenë pjesë e leksioneve të bëra në shkollë nuk do të jetë pyetje në provimin e përgjithshëm.

“Sa i përketë provimeve kombëtare, unë kërkoj nga maturantët të mos stresohen shumë, të mësojnë aq sa është e mundur. Të bëjnë ushtrime me librat që i kemi botuar përmes Qendrës për Shërbimeve Arsimore, ku ka pyetje të cilat kanë rënë në maturat e kaluara dhe të pregatiten për një test të zakonshëm që do e bëjnë kur të kthehemi në shkollë, kur të përsërisim leksionet që i kemi zhvilluar në pjesën e parë të vitit dhe kur të bëhemi gati për maturën shtetërore.

Nëse nuk arrijmë të përsërisim leksionet që kemi bërë gjatë kohës kur kemi qëndruar në shtëpi, ato leksione nuk do të reflektohen në maturën shtetërore, pra nuk do të ketë pyetje në Maturën Shtetërore nga leksionet që nuk janë zhvilluar në shkollë.

Në varësi të datës që do të kthehemi në shkollë, do e shohim se sa tema dhe koncepte të reja do të mund të zhvillojmë në shkollë, sa nga konceptet e mësuara në kushte shtëpie do të mund të përsëriten në shkollë, në mënyrë që të vendosim se cila nga ato do jenë apo jo në maturën shtetërore”, ka përfunduar mesazhin e saj Shahini.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 09/04/2020 14:49

    HIQENI kete kosovaren ,,,nuk e ka haberin e punes...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion