Vlonjatët fitojnë ngushtësisht në
shtëpi nga gafa e Alban Hoxhës

Përballja Flamurtari-Partizani, njësoj si dhe 5 ditë më parë ka dalë me të njëjtin rezultat të ngushtë, 1-0, por kësaj here në ndeshjet e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Flamurtari ka fituar me rezultat të ngushtë 1-0 për shkak të një gabimi ‘trashanik’ të Alban Hoxhës, i cili në momentin që kërkoi të riniste lojën, topi i rrëshqiti nga duart dhe ishte Danilo Alves, i cili nuk e humbi këtë rast dhe shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke afruar skuadrën vlonjate një hap më pranë kualifikimit në gjysmëfinale.

Edhe skuadra kryeqytetase ka bërë disa kundërsulme, të cilat janë ndaluar nga gardiani i portës vlonjate, Nurkoviç, i cili bëri detyrën në këtë fitore të ekipit të tij.
 
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë