VLORË - Kandidati i mazhorancës për bashkinë e Vlorës, Dritan Leli ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e transportit urban në qytetin bregdetar. Leli duke u shprehur se qytetarët e Vlorës duhet të kenë transport më të mirë, u kërkoi operatorëve privatë bashkëpunim për të përmirësuar situatën. 

Gjatë diskutimit, Dritan Leli i ka kërkuar operatorëve që të shtojnë numrin e linjave që qarkullojnë në qytetin e Vlorës. Shtrirja më e gjatë e transportit urban do t’i shtojë gjallërinë të gjithë qytetit të Vlorës dhe do t’i lehtësojë jetën shumë qytetarëve.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)