VLORË - Masa të rrepta janë marrë për të gjithë personat të cilët posedojnë mjete lundruese pa dokumentacione përkatëse, por edhe ata të cilët paraqesin shqetësim në radhët e pushuesve.
 
Vetëm javët e fundit janë sekuestruar dy motora uji, pas ankesave te pushuesve policia kufitare në bashkëpunim me delta forcë kanë bllokuar dy motorat e ujit si dhe kanë kryer kontrollet e dhjetëra të tjerëve në det.
 
Edhe sot policia kufitare në bashkëpunim me delta force kanë kryer një vëzhgim në
të gjithë gjirin e Vlorës si dhe kanë bërë kontrollet e mjeteve lundruese për dokumentacione.
 
Sipas informacione edhe drejtuesit edhe pasagjeret të cilët lundrojnë për të vëzhguar gjirin e Vlorës duhet të jenë të pajisur edhe me jelekë.
 
Sipas tyre janë marrë të gjitha masat dhe këtë vit pothuajse janë ndaluar mjetet lundruese në masën 80 %. Kontrollet përgjatë vijës bregdetare do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)