Vlora çel sezonin turistik, Dredha për Report Tv: Gati të përballojmë fluksin! Shtojmë kapacitetet akomoduese

Vlora çel këtë mbrëmje sezonin turistik. Edhe këtë vit pritshmëritë janë për fluks të madh vizitorësh dhe për këtë Bashkia e qytetit ka shtuar kapacitetet akomoduese.

Për Report Tv, kryebashkiaku Ermal Dredha tregon detajet e përgatitjeve për sezonin e ri.

‘Në fakt jemi shumë gati. Planifikimi dhe gjithë axhenda e aktiviteteve ka qenë shumë ambicioze. Kemi 30 ditë që kemi filluar me aktivitete. Por për fat të keq kemi pasur probleme me kohën. Shpresoj se meqë sot kemi ditën finale sa i përket përgatitjeve për çeljen zyrtarisht të sezonit turistik në Vlorë. Kemi një koncert të madh ku do të ketë disa këngëtarë të njohur shqiptarë. Vlora është gati, duke pasur edhe ato problematika të veta. Por jemi gati për shërbim absolut.’, tha Dredha.

Nga ana tjetër, Dredha thotë se Vlora është një destinacion që frekuentohet nga turistët në 12 muajt e vitit dhe jo vetëm në sezonin e verës dhe kjo fjalë investimeve të bëra por edhe sigurisë së lartë.

‘Duhet të heqim edhe këtë simbolikën, çeljen e sezonit turistik. Vlora tashmë po kthehet në një destinacion turistik në 12 muajt e vitit. Kemi pasur turistë që nga shkurti po themi. Nuk mund të themi që maji është periudha që çelet sezoni zyrtarisht. Të huajt zgjedhin Vlorën sepse i kemi vënë theks të fortë sigurisë. Ka një angazhim nga ministria e Brendshme, nga të gjithë strukturat e shtetit. Pastaj kjo shkon edhe me traditën tonë që japim maksimumin tonë për mikun. Edhe strukturat akomoduese nuk janë në numrin që donim të ishim. Por dy hotelet të reja po hapen’, shton Dredha.

Sa i përket abuzimeve të mundshme me çmimet, kryebashkiaku thotë se janë bërë takime me operatorët turistikë por jo vetëm, në mënyrë që kjo gjë të mos ndodh, pasi më pas kthehet në bumerang.

‘Ne kemi pasur një punë të vazhdueshme edhe me operatorët. Mund të ketë një marzh rritje të lehtë. Ne jemi atraktiv, përveç kulinarisë, duhet të jemi të kujdesshëm sepse nëse arrijmë në ato çmime të papërballueshme kthehet në bumerang’, vijon më tej kryebashkiaku.

Në Vlorë po bëhen investime të mëdha në rrjetin rrugor, por Dredha shpreh bindjen se gjatë sezonit turistik kjo situatë do të anashkalohet.

‘Kemi një problematikë sa i përket rrjetit rrugor, po bëjmë investim madhor investim i KFW, ku po ndërhyn me projekt pilot, për ujin e pijshëm. Merr 18 muaj. Shohim sot që ka disa akse të hapura. Do ndalojnë punimet deri në fund të muajit maj por edhe akset kryesore ti mbulojnë me asfalt’, thekson Dredha.

Sa fundmi, Dredha dhe bashkia e Vlorës janë gjithnjë të hapur të dëgjojnë pakënaqësitë pasi kjo vetëm përmirëson punën.

‘Gjithmonë do ketë pakënaqësi por duke dëgjuar pakënaqësi do ndryshojë sjelljen tonë. Duhet të jemi sy e vesh për të bërë maksimumin’, u shpreh Dredha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:17
VIDEOLAJM/ Vlora çel sezonin turistik me spektakël fishekzjarresh

 

Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik 2024. Në një atmosferë festive ku nuk kanë munguar spektakël fishekzjarresh, kulinari, koncert festiv, Vlora uron për një sezon të mbarë. Çelja e sezonit është bërë në zonën e Lungomares ndërsa gjatë gjithë kësaj jave në Vlorë ka patur një sërë aktivitetesh.

Në çeljen e sezonit edhe panair kulinarie me produktet tradicionale, polifoni e valle dhe këngë qytetare vlonjate për të kulmuar edhe me koncertin e madh festiv. Kryetari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha ka uruar për një sezon të mbarë duke e quajtur Vlorën destinacionin kryesor të turizmit.

Edhe kreu i operatorëve turistik Vasil Bedinaj ka theksuar se Vlora e ka sezonin tashmë gjithëvjetor ndërsa të huajt kanë nisur ta frekuentojnë qytetin. Sfida e Vlorës mbetet shtimi i kapaciteteve akomoduese pasi me ndërtimin e aeroportit, Vlora do të presë edhe më shumë turistë.

Spektakël fishekzjarresh dhe një koncert festiv me emra të njohur të muzikës kanë shoqëruar çeljen zyrtare të sezonit, ndërsa të pranishëm qytetarë të shumtë por edhe turistë vendas e të huaj.

G.K/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • foni: 11/05/2024 01:59

    O DREDHA,, BENI HOTELE DHE RESORTE ME PISHINA,NE BREGDET PA PREKUR ASNJE CM RERE,,SEPSE RERA DUHET PER CADRA,,,,,ASNJE LEJE MOS JEP PER PALLATE....NUK KANE KU VIJNE TURISTET PA HOTELE E RESORTE...

    Përgjigju
    • Landi: 13/05/2024 10:21

      Po shtro rruget se i ke ber si ne 97 sle me carje rruge pa hapur

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

SPAK godet  kokat e krimit/ Artan Rexhepi në 'Studio Live': Meriton përgëzime! Duhet të godas më shumë brenda policisë

SPAK godet kokat e krimit/ Artan Rexhepi në 'Studio Live': Meriton përgëzime! Duhet të godas më shumë brenda policisë