Këtë mbrëmje Vlora e Shkodra janë ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Shkodra ka ndezur dritat e festave të fundvitit në një atmosferë elektrizuese. Numërimi mbrapsht është bërë nga kori i fëmijëve, kryebashkiaku Benet Beci dhe nga qytetarët që ishin të pranishëm.
Shkodra në festë është motoja e këtij organizimi masiv 1 mujor të cilit i janë bashkuar me dhjetra biznese nga sheshi para bashkisë dhe pedonales Kolë Idromeno.
Pas ndezjes së dritave mbrëmjet në Shkodër do jenë të shoqëruara me muzikë live,dhe performanca te ndryshme.
Edhe në qytetin e Vlorës ndezja e dritave është bërë nën pjesëmarjen e kryebashkiakkut të Vlorës Ermal Dredha së bashku me dhjetra fëmijë e qytetarë. Sheshi pranë Shtëpisë së Pavarësisë është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ndryshe nga vite më parë, këtë vit dritat e festave janë hapur në natën e parë të dhjetorit. Atmosfera festive në Vlorë do të vijojë deri më 31 Dhjetor, me koncertin e fundvitit.