Vlorë/ Në kërkim për kultivimin e 320 bimëve narkotike, arrestohet 30-vjeçari

Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin e 320 bimëve narkotike në fshatin Trevllazër është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Kapet nga shërbimet e Forcës Operacionale, një 30-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Forest,” i dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin e 320 bimëve narkotike në fshatin Trevllazër. 

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kanë intensifikuar kërkimet për kapjen e tij.

Si rezultat i këtyre veprimeve, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit R. H., 30 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 02.10.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. 

Ky shtetas akuzohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, të vënë në pranga nga Policia e Vlorës, në muajin qershor, gjatë operacionit të koduar “Forest”, ka kultivuar 320 bimë narkotike në territorin e fshatit Trevllazër.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/A.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Pastroi 18.3 mln euro të Cosa Notras, vijon gjyqin për Rezart Taçin! Dëshmon drejtori i bankës: Ja si i pikasëm italianët

Pastroi 18.3 mln euro të Cosa Notras, vijon gjyqin për Rezart Taçin! Dëshmon drejtori i bankës: Ja si i pikasëm italianët