E vrau burri në Athinë, Enkelejda prehet në Vlorë! Djali i vogël s'i jep dot lamtumirën, babai në burg s'i dha leje! Dalin pamjet e vrasjes

VLORË - Mes dhimbjes, prindërit, dy vëllezërit dhe të afërmit i dhanë lamtumirën e fundit, Enkelejda Limajt, nënës së dy fëmijëve që mëngjesin e 16 majit u vra barbarisht nga bashkëshorti në Athinë.

Ceremonia mortore u zhvillua nga familja prindërore në fshatin e saj të lindjes, Alikok të Vlorës. Për t'i dhënë lamtumirën nënës kishte ardhur vajza, 21 -vjeçe, ndërsa djali 15-vjecar nuk mori pjesë, pasi i ati nga burgu nuk i dha leje për udhëtimin në Shqipëri.

Të njohurit e familjes që marrin pjesë në varrim kërkojnë dënim maksimal për Eduard Danajn, i arrestuar në shtetin fqinj.

‘Neve jemi kolegë, jemi shok me të (të babait të Enkelejdës) dhe e dimë që në kohën që e ka marrë, që është lidhur me atë. Siç bën çdo prind me fëmijën.’

‘Ska më e rëndë. Është papërshkrueshme. Ata kanë jetuar jashtë dhe problemet më të mëdhaja i ka patur i ati dhe e ëma. Ka pasur probleme, por ajo sakrifikoi, sakrifikoi sa dha dhe jetën.’

‘Ngjarje e rëndë, jemi shumë e prekur. Vjen nga një familje shembullore, ngjarje të tilla mos ndodhshin kurrë. E morëm vesh nëpërmjet shokëve. Erdhëm ta përcjellim në respekt të shokut.’

‘Nuk e dimë si mund t’i shprehim atij babait, një familje shumë e mirë. Është një sëmundje shumë e rrezikshme. Unë e kam mbesën e gruas. Nuk kam dijeni vetëm di për ngjarje, kaq.’

Enkelejda ishte njohur në adoleshencë me Eduardin, që asokohe jetonte vetem 1 km larg, në Babicë të Madhe. 23 vite më parë, kur ajo ishte 17-vjeçe, emigruan në Greqi, ku ndërtuan familjen dhe sollën në jetë dy fëmijë. Fqinjët dhe të afërmit thanë se në vitet e para çifti kthehej shpesh në Vlore për pushime, ndërsa së fundmi jo më.

Enkelejda Limaj ishte vajza e dy prinderve te nderuar ne Vlore, i ati prej vitesh efektiv policie. Ndersa dy vëllezërit që erdhën për varrim janë emigrantë në Greqi. Ndërsa familja Limaj ka hapur dyert e mortit, në familjen Danajt nuk gjendet njeri. Nëna dhe vëllezërit e autorit të krimit janë emigrantë në Itali.

Të afërmit thanë Enkelejda ka qenë e dhunuar nga bashkëshorti për shkaqe xhelozie. Para 1 viti e gjysme gruaja e denoncoi për dhunë dhe nisi procesi i divorcit, por bashkëshorti e përndiqte derisa i mori jetën mengjesin e 16 Majit, teksa ajo ishte nisur për në punë. 50-vjeçari Eduard Danaj ishte në gjendje të dehur kur u arrestua nga policia greke. Në dëshminë para hetuesve nuk ka shfaqur pendese dhe është përpjekur të akuzojë viktimën për tradhti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:38
23 vite që jetonin në Greqi, çifti u nda për 5 vite, Enkelejda i dha një mundësi tjetër për hatër të fëmijëve

1715938028_eduartdanajenkelejdadanaj.jpg

Eduarti dhe Enkelejda ishin njohur dhe dashuruar kur vajza ishte 17 vjeçe. Ata jetonin ne fshtatrat pranë njeri-tjetrit, në Alikokë Enkelejda dhe Babicë e madhe Eduarti.

Ata kishin 23 vjet që jetonin në Greqi, ndërsa kishin dy fëmijë, një vajzë 21 vjeçe dhe një djalë 15 vjeç. Fshatrat e tyre janë në një distancë rreth 1 km nga njëri-tjetri.

Në fillimet e tyre vinin shpesh në Shqipëri më pas kryesisht më rrallë dhe për pushime. Ata ishin ndarë për herë të parë për një periudhë 5-vjeçare por pasi Eduarti kërkoi falje, Enkelejda i dha një tjetër mundësi për hatër të fëmijëve.

Por sërish prej asaj kohe kanë patur konflikte të shumta. Në Shqipëri, Enkelejda kishte prindërit, babai i së cilës prej vitesh është punonjës policie. Ajo është motra e dy vëllezërve të cilët edhe ata jetojnë në Greqi.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 19/05/2024 21:02

    Kto lloi kafshë duhet të dënohen me vdekje se kta smeritojn të jetoin mes njërzve. Kta lloi idjotësh infektoin keq njerzimin. Çdo kush ka tē drejt të jetoi jetën e tij ashtu si e dëshiron. Po kush është ky idjot që i mer jetën tjetrës për xhelozi . Mallkuar wofshin kta lloi pisash edepsëz. Me nderime e me respekt Profesor Doktor Rexhep Leka.

    Përgjigju
  • Bim: 19/05/2024 07:24

    Vetrm ne shpella duhet te jetojn keto shtaza re nuk duhet te nxjerrin koken kurr prej aty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Stoltenberg: NATO po diskuton vendosjen e më shumë armëve bërthamore përballë kërcënimeve në rritje nga Rusia dhe Kina

Stoltenberg: NATO po diskuton vendosjen e më shumë armëve bërthamore përballë kërcënimeve në rritje nga Rusia dhe Kina