Vlorë/ Rama inspekton punimet në Qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin e ri: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit! Punë ditë-natë, natë-ditë

VLORË - Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në kantierin e Qendrës Multifunksionale për Zhvillim Rajonal në Vlorë, së bashku kreybashkiakun Ermal Dredha, deputeti Bledi Çuçi si dhe drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

Rama u shpreh se kjo qendër do të shërbejë si një vatër teknologjike për ata që mund të zgjedhin Vlorën në të ardhmen.

'Ambicie për qendër teknologjike të mikëpresim pjesë sado të vogël nga ajka e inovacionit në SHBA dhe Evropë me kushtet e Vlorës, me gjithë legjislacionin përkatës të parqeve teknologjike duke e bërë këtë pjesë të instrumentit financiar të parqeve teknologjike të krijoj në pak kohë mundësinë për të qenë vatër inovacioni dhe vatër rinore për të rinj nga Shqipëria dhe të gjitha llojet e gjithëve dhe kontinenteve dhe ti jap shtysë turizmit në Vlorë. Ta vendosë Shqipërinë në tjetër pikë të hartës.'

Më tej kryeministri inspektoi punimet edhe në Aeroportin e Vlorës, ku pa nga afër ecurinë e punimeve në pistën e aeroportit dhe në kullën e vrojtimit, që pritet të jetë gati vitin e ardhshëm. Rama u shpreh se duhet punë 24 orë për të mbyllur punimet.

'Që të arrijmë që sezoni të përfshihet në aktivitetin e aeroportit dhe pastaj me siguri gjëra të tjera do vijnë nga aeroporti. Punë ditë-natë, natë-ditë, ditë-natë', shprehet Rama.

Më herët, kryeministri Rama ishte sot pjesë e ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidentin Begaj dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali.

G.K/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar