Tiranë/ I vodhën 120 mijë € zyrtares, Apeli lë në burg djalin e pastrueses! E tradhtuan 50 mijë € që iu gjetën në brez! 400 mijë € e tjera pa pronar

Gjykata e Apelit të Tiranës cakton "arrest në burg" për Havier Dobin i cili së bashku me të ëmën Rozeta Dobi u zbuluan për vjedhjen e 120 mijë eurove në banesën e zyrtares Alda Klosi dhe për 400 mijë euro të tjera të cilat ende janë pa pronar. 

Nënë e bir, u zbuluan fillimisht për vjedhjen e 120 mijë eurove e më pas nga vetë ata në përgjimet në dhomën e paraburgimit në Tiranë për shifrën e 400 mijë eurove dhe sendeve me vlerë të fshehura në tubin e aspiratorit. Por për këto 400 mijë euro, ende nuk ka një pronar, vetë Klosi ka deklaruar se shifra që ajo posedonte ishte 120 mijë euro. Në total, së bashku me sendet me vlerë dhe bizhuteritë kapin shifrën e 700 mijë eurove.

Rozeta Dobi e pranishme ne seanacë bashkë me të birin Havierin, por nuk ka pasur kërkesë për ndryshim mase. Mësohet se Rozeta ka pranuar fajin për veprën penale, ndërsa ka pretenduar se është vetëm ajo përgjegjëse, duke u përpjekur për të lehtësuar pozitat e të birit. Pavarësisht pretendimeve të Havierit se nuk ka qenë i përfshirë për ngjarjen, pozitat e tij janë të rënduara pasi akuza ka pamje filmike që vërtetojnë se ai e ka pritur më shumë se 10 minuta në makinë jashtë pallatit të ëmën Rozeta, e cila mbështolli me batanije kasafortën që mori në shtëpinë e Alda Klosit dhe e çoi në shtëpinë e vetë. Po ashtu, pozitë rënduese për Havier Dobin janë edhe 50 mijë eurot që iu gjetën në brez gjatë momentit që policia e arrestoi. 

Report Tv ka siguruar dosjen e plotë të vjedhjes së 500 mijë eurove nga Rozeta dhe Havier Dobi. 49-vjeçarja u shpreh se e ka grabitur Alda Klosin, ish shefen e kabinetit të Ahmetajt se nuk e kishte ‘qejf.’

Dinamika e ngjarjes, si u grabit ish shefja e kabinetit të Ahmetajt:

Gjithçka nisi pas denoncimit për vjedhjen e banesës te “Rruga e Kosovarëve” nga zyrtarja shtetërore Alda Klosi, të cilët duket se zbulimi i vjedhjes së shtëpisë i ka sjellë edhe pasoja hetimore. 120 mijë euro u referua se janë vjedhur në shtëpinë se Alda Klosi, por shuma kap një vlerë shumë të lartë krahasuar me të ardhurat e saj si e punësuar në shtet dhe përse i mbante në banesë një shumë të tillë. Sipas skemës së zbuluar nga policia, Rozeta e cila punonte si pastruese prej 20 vjetësh, në bashkëpunim me djalin e saj, vidhte të pasurit duke shfrytëzuar momentin kur pronarët nuk ndodheshin aty, përmes çelësit që kishte kopjuar. I biri i pastrueses reklamonte në rrjetet sociale jetën e tij të luksit, duke treguar para kesh, makina, varëse floriri e rroba të shtrenjta, por në rrethin e tij miqësor ai shprehej se makinat i kishte marrë me qira.

Por vjedhja e shtëpive të zyrtarëve, prokurorëve, gjyqtarëve, deputetëve apo të afërmve të tyre nuk është denoncuar më herët. Të gjitha banesat që janë vjedhur në muajt e fundit dhe që kanë mbetur të pazbardhura janë në fokus të hetimeve, mbi dyshimin se mund të jetë autor dy të arrestuarit.

Dyshimet e policisë janë se paratë mund të jenë të vjedhura edhe në banesa të tjera, jo vetëm te ajo e Alda Klosit, pasi Rozeta Dobi ka kupuar për vite të tëra në shumë shtëpi të tjera si pastruese dhe emri i saj përputhet me disa denoncime. Alda Klosi, pronare e shtëpisë ku u vodhën 120 mijë eurot, ka pretenduar para hetuesve se shuma që është marrë në banesën e saj nuk është më shumë se kaq. Rozeta Dobi së bashku me të birin pasi vodhën paratë në banesën në rrugën e Kosovarëve, një zonë e shtrenjtë në kryeqytet, kanë blerë edhe 2 makina Benz, të cilat 23-vjeçari i reklamonte në rrjetet sociale.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë