Voltana Ademi ushqime për
të varfrit: Rama tu japi ndihmë

Shkodër-Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka marrë një iniciativë me Kryqin e Kuq për të ndihmuar familjet e varfra në Shkodër.

Voltana Ademi ka postuar foto në profilin e saj në “Facebook” gjatë momentit  që shpërndanë pako me ushqime.

Voltana shkruan se minimalisht qeveria, duhet të  japi mundësinë për akordimin e ndihmave ekonomike. Është e lehtë zgjidhja, me shumicën e votave në parlament ndryshohet ai ligji çnjerëzor që ka hequr ndihmën ekonomike.

[gallery]25214[/gallery]
Statusi i plotë:

Ne Postribë, me familjet në veshtirësi ekstreme ekonomike, duke u munduar që ky fundvit të jetë sadopak ndryshe.

Dhimbja është e madhe, në pamundësi për të siguruar bukën e përditshme, pa një ditë të nesërme. Ushqimi që arrijmë të sigurojmë gjatë vitit nuk mjafton! Realitet I dhimbshem… paraplegjikë, të verbër, të pa mundur, të lodhur nga jeta …varfni

Shpresoj që ndokush nga qeveria të lexojë e të shohë. E vërteta flet! Mjafton me lexu e me pa!

Minimalisht, të na japin mundësinë t’i akordojmë ndihmën e duhur ekonomike. Është e lehtë zgjidhja! Me shumicên e votave në parlament ndryshohet ai ligj çnjerëzor që ia ka hequr e nuk ua jep këtë të drejtë!



Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari