Bashkimi Europian do të rishikojë politikën e zgjerimit, për t’u përgatitur për pranimin e vendeve të reja anëtare. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha në Tiranë se do të shqyrtohen politikat dhe buxheti i Unionit, ndërsa për vendet kandidate që kanë bërë më shumë përparim, mes tyre Shqipëria, do të hartohen udhërrëfyes që do të përcaktojnë çfarë mbetet për t’u bërë dhe afatet përkatëse.
“Ju po përgatiteni, edhe ne po përgatitemi, pasi zgjerimi është një proces me dy kahe. Edhe BE-ja duhet të jetë gati të mirëpresë anëtarët e rinj. Javën e ardhshme do të paraqesim rishikimin e politikës sonë të zgjerimit. Do të shohim politikat tona, buxhetin tonë, për t’u siguruar që BE-ja është gati për t’u zgjeruar dhe për të mirëpritur anëtarët e rinj.
Do të përcaktojmë edhe udhërrëfyesit, që të sigurohemi që vlerat demokratike dhe sundimi i ligjit të vazhdojnë. Angazhimet e marra për anëtarësimin duhet të vazhdojnë të respektohen edhe pasi një vend të jetë bërë shtet anëtar.
Do të përcaktojmë udhërrëfyes për vendet kandidate që kanë bërë përparimin më të madh. Shqipëria është një ndër to. Ne do të sqarojmë se çfarë mbetet për t’u bërë dhe deri në çfarë date.
Ne do të shohim se si traktatet e ardhshme të anëtarësimit do të përpilohen. Traktatet e mëparshme për ish-vendet kandidate, që tashmë janë shtete anëtare, kanë pasur disa masa sigurie. Kjo është gjë e mirë, ne i dimë ato. Siç e thashë, angazhimet që ndërmerren gjatë procesit të anëtarësimit do të vijojnë të respektohen", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon








