Vonesat në Vetting bllokojnë Shkollën e Magjistraturës, Sadushi: Të bëhen ndryshime ligjore

Vonesat në Vetting bllokojnë Shkollën e Magjistraturës, Sadushi: Të bëhen ndryshime ligjore

Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi

Vonesat në ngritjen e dy institucioneve më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë; Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë bllokuar të gjithë zinxhirin e zbatimit të reformës në drejtësi përfshi edhe shkollimin dhe emërimin e magjistratëve te rinj.

Drejtori i Shkollës se Magjistraturës Sokol Sadushi i është drejtuar me një letër Parlamentit ku i kërkon të ndërhyjë për të zgjidhur ngërçin e krijuar. Ai ka thënë që për të zgjidhur ngërçin e krijuar duhet të bëhen ndryshime ligjore.

Report Tv ka zbardhur letrën që drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sadushi i ka dërguar parlamentit në lidhje me situatën dhe bllokimine krijuar në këtë institucion si shkak i vonesave të procesit të Vettingut.

Shkolla e Magjistraturës ndodhet në një situatë të vështirë për realizimin e objektivave të saj, që janë të lidhura me pamundësinë e organizimit në muajin prill, të provimit të pranimit për kandidatët për magjistratë, por edhe të mosemërimit të kandidatëve për magjistratë, që diplomohen në muajin qershor të vitit 2018.

Ligji nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, parashikon fillimin e procedurës për organizimin e provimit për kandidatët për magjistratë disa muaj përpara fillimit të vitit akademik, me synimin që periudha deri në muajin tetor, kohë në të cilën fillon viti akademik, të shërbejë për verifikimin e pasurisë dhe të figurës së tyre.

Sokol Sadushi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës

Ligjet e reja në kuadër të Reformës në Drejtësi parashikojnë që do të jetë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë, të cilët shpallin numrin e kandidatëve që do të pranohen në shkollën e magjistraturës, e janë po këto institucione qe bëjnë emërimin e tyre. Por në kushtet kur për këto dy institucione ende nuk ka një date se kur do te ngrihen shkolla e magjistraturës, kërkon ndryshimin e kuadrit ligjor pasi në muajin qershor magjistratët do te diplomohen.

“Vlerësojmë se e vetmja zgjidhje është marrja e iniciativës legjislative për të bërë një ndryshim në një prej dispozitave ligjore të ligjit, në mënyrë që të lejojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm të emërojë kandidatët magjistratë të diplomuar”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk janë ngritur ende pasi kandidatët për këto institucione po i nënshtrohen Vettingut, ndërkohë që parlamenti ka mbyllur pjesën e tij të detyrimeve duke zgjedhur 10 anëtarë në të dy këshillat.




(Letra nga Shkolla e Magjistraturës dërguar Parlamentit të Shqipërisë)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 03/05/2018 12:26

    Shkolla e magjistraleshit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar