Asnjë shqiptar në diasporë, që nuk ka një dokument shqiptar, si pasaportë apo kartë identiteti, nuk mund të votojë në zgjedhjet e 11 majit. Ama me to mund të regjistroheni, edhe nëse ju kanë skaduar.
Pyetje: A mund ta përdor pasaportën italiane, më ka skaduar shqiptarja?
Celibashi: Aplikimin bëjeni vetëm me dokumente shqiptare, PER nuk njeh dokumentet e një shteti tjetër. Para se të nisni aplikimin, shikoni videot tutorial në aplikacionin e KQZ, të dini si përdoret PER. Duhet Kujdes! Kemi konstatuar problemet më të shumta. Vërtetoni adresën e vendqëndrimit tuaj. Kur ta skanoni adresën, ta tregojë qarta adresën që keni ngarkuar në PER. 90 % e aplikantëve nga Italia, kanë ngarkuar dokumentin nga ana që nuk e mban adresën. Vetëm kështu ne konfirmojmë adresën ku do t’ju dërgojmë fletën e votimit", tha Celibashi.
Në një bashkëbisedim live në Facebook me votuesit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, vuri theksin tek elementi që po shkakton refuzime masive, si të vërtetohet adresa ku do të shkojë fleta e votimit.
Pyetje: Patentat italiane nuk e përmbajnë adresën e banimit.
Celibashi: Nuk duhet ta ngarkoni këtë dokument. Ngarkoni një dokument që përmban adresën.
Pyetje: Pse nuk pranoni screenshot të Google map?
Celibashi: Nuk është dokument. Duhet një dokument që përmban emrin tuaj dhe adresën që ju keni deklaruar. Cfarëdolloj dokumenti që i ka të dyja këto.
Celibashi tha se KQZ do të pranojë edhe ata individë që po strehohen në shtëpinë e dikujt tjetër, por me një kusht.
Pyetje: Jemi 8 veta në një adresë. Dokumentet janë në emër të kryefamiljarit. Si t’ja bëjmë?
Celibashi: Ngarkoni të njëjtin dokument që është në emër të anëtarit të familjes, por bashkëlidhni edhe certifikatën e familjes.
Në fillim të prillit, do të nisë shpërndarja e fletëve të votimit në diasporë.
Pyetje: Kur vjen fleta e votimit?
Celibashi: Do t'iu vijë me postë. Parashikojmë ta dërgojmë gjatë javës së dytë të prillit. Gjithsecili do të ketë 3-6 ditë për ta plotësuar fletën. Bashkë me të do t’ju vijë një udhëzim se si do ta plotësoni dhe si do ta vendosni në zarf e do ta ktheni. Postën nuk do ta paguani ju. Gjithçka e paguan shteti.
Për ata që kanë vështirësi gjatë aplikimit, kreu i KQZ këshilloi që pavarësisht orarit, të telefonojnë Komisionin, ose t’i shkruajnë në whatssapp, pasi linja e ndihmës është gjithmonë aktive.
Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ, në komunikim live me Diasporën
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i është përgjigjur pyetjeve të Diasporës ditën e sotme (21 Janar) në një konferencë të mbajtur live në Facebook.
Shqetësimet e emigrantëve shqiptarë nga të gjitha vendet e botës ishin nga më të ndryshmet dhe kryesisht ajo që ka të bëjë me dokumentin e identifikimit që duhet përdorur për regjistrim dhe adresa e banimit ku do shkojë fleta e votimit.
Një nga pyetjet interesante ishte edhe ajo se ‘patentat italiane nuk e përmbajnë adresën e banimit’.
“Nuk duhet ta ngarkoni këtë dokument. Ngarkoni një dokument që përmban adresën”, ishte përgjigja e Celibashit, duke lënë të kuptohet edhe një herë se adresa duhet patjetër e saktë e personit që aplikon apo regjistrohet në KQZ.
Gjithashtu ai shpjegoi se dokumentet e ngarkuara në sistem duhet të jenë dokumente të lëshuara nga shteti ku kanë vendbanimin apo vendqëndrimin, me qëllim për të vërtetuar adresën e tyre.
Pyetjes “Pse nuk pranoni screenshot të Google Map?”, ai iu përgjigj:
“Nuk është dokument. Duhet një dokument që përmban emrin tuaj dhe adresën që ju keni deklaruar. Çfarëdolloj dokumenti që i ka të dyja këto”.
Kurse për refuzimin e ngarkimit të lejes së qëndrimit nga KQZ, kreu i institucionit shpjegoi se “ai tregon që ju jeni legal në shtetin ku qëndroni, por ai nuk përmban adresën ku ne do t’ju dërgojmë fletën e votimit. Duhet vërtetuar me çfarëdolloj dokumenti që ju posedoni”.
Celibashi dha edhe orientime që emigrantët të verifikojnë mesazhet që u vijnë për përgjigjet apo të hyjnë në PER dhe ta shikojnë sqarimin nëse janë refuzuar, duke komunikuar edhe me sistemin e ndihmës.
Një qytetar e pyeste se ndodhej në SHBA dhe ‘nuk po i pranohej numri personal’.
“E çuditshme të ndodhë. Kemi në database çdo qytetar shqiptar. Ngarkoni numrin personal shqiptar, por jo atë amerikan, si Social Security Number që lëshon SHBA. Ai nuk vlen për këtë proces”, shpjegoi kreu i KQZ.
Ai shtoi se edhe vërtetimi i lëshuar nga personi që i strehon emigrantët vlente dhe mund ta bashkëlidhnin. Por tha se nuk mund të pranohen zarfet që përmbajnë adresën në vetvete. Po kështu nuk vlente as fatura e blerjes së produkteve, sepse ishin thjesht të lëshuara nga dyqanet për shërbime të ndryshme.
“KUJDES: Dokumenti të përmbajë adresën që ju deklaroni dhe të ketë edhe emrin tuaj. Të jetë i ngarkuar qartë që të kuptohen dhe lexohen të dhënat. Linjat e ndihmës së KQZ janë në dispozicion”, përfundon në sqaron KQZ-ja për këtë proces.
Shumë qytetarë që jetojnë jashtë Shqipërisë kanë shprehur interesin e tyre për të votuar në 11 maj. Për këtë arsye Ilirjan Celibashi në një video live në Facebook iu përgjigj pyetjeve të gjithëve personave janë të paqartë rreth procesit të aplikimit për të votuar.
Teksa u pyet nga një qytetar se kur vjen fleta e votimit, Celibashi u përgjigj se fleta e votimit do të vijë me postë, në javën e dytë të prillit me zero kosto.
Qytetari: Kur vjen fleta e votimit?
Celibashi: Do t ju vijë me postë. Parashikojmë ta dërgojmë gjatë javës së dytë të prillit. Gjithsecili do të ketë 3-6 ditë për ta plotësuar fletën. Bashkë me të do t’ju vijë një udhëzim se si do ta plotësoni dhe si do ta vendosni në zarf e do ta ktheni. Postën nuk do ta paguani ju. Gjithçka e paguan shteti.
Po pra o Celibasho,por nr personal ta nxjer te pa vlefshem njesoj, si tja bejme?? Edhe pse eshte karte ID shqiptare,e leshuar nga MB!! Futini ndonje rifreskim atij programit tuaj se nuk ju funksionon si duhet!! Mua ditet e para,me nxirrte datelindjen te pa vlefshme,keto dite ka ngec te numuri personal,e kam provuar ne permjet faqes Web,nepermjet aplikacioneit, me Browser te ndryshe,rezultati me del i njejte,nr personal i pa vlefshem!!
PërgjigjuVec adresën nuk t'a kap
PërgjigjuU regjistrova nga Franca, me nje telefon, pashaporten shqiptare dhe justifikimin e qerase. shume e thjeshte, praktike dhe te merr me pak se 10 minuta kohe. Shpresojme qe fleta e votimit do mberrije ne destinacion.
Përgjigju