Vota e Diasporës, Gjiknuri në Kuvend: Projektligji do depozitohet pas disa ditësh, ta kalojmë në korrik

Tirane- Partia Socialiste ka gati pr/ligjin për votën e diasporës. Nga foltorja e Kuvendit Damian Gjiknuri bëri thirrje për ta kaluar pr/ligjin brenda korrikut dhe zbulon detajet.

Për këtë mazhoranca ka përgatitur në projektligj që adreson ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për të identifikuar dhe adresuar boshllëqet që sipas Gjykatës Kushtetuese nuk kanë qenë të përcaktuara qartë. Këtu do të llogaritet vota në qark.

Vota e çdo qytetari që jeton jashtë vendit do të llogaritet në qarkun ku ai është rezident. 

Diaspora ka kërkuar që të lehetësoheshin procedurat e regjistrimit si votues nga jashtë. Kemi bërë që nëpërmjet teknologjisë nga KQZ regjistrimi të jetë automatik në gjendjen civile.  Shteti merr përsipër t’i dërgojë me postë materialet zgjedhore, fletat e votimeve dhe  zgjedhësi është i lirë të votojë kë të dojë.

Votat vijnë në Shqipëri deri në ditën e zgjedhjeve dhe llogariten në bazë të qarqeve në mënyrë transparente. Unë e quaj votën e Diasporës një gjë që duhet ta ezaurojmë"

Sa i takon votimit elektronik Gjiknuri tha se qeveria wshtw gati tw mbwshtesw financimin nw 5 qarqe.

"Kam marrë garancitë që të financojmë votimin elektronik në 5 qarqe. Të adresojmë pjesën më të madhe të mandateve nëpërmjet votimit elektronik. Kursejmë para, kursejmë njerëz dhe del rezultati në kohë, del rezultati brenda një ore për të 5-ta qarqet"

Lajmi ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet