Në garë me Berishën për kreun e ri të PD, voton Ibsen Elezi: Nuk toleroj asnjë shkelje! Drita e së ardhmes nuk jemi as unë, as doktori

 

Ibsen Elezi ka hedhur votën për kreun e ri të PD dhe ka përsëritur thirrjen që komisionerët të heqin imazhin e 13 qershorit.

“Sot nuk është e lejuar të bëj mesazh për veten. Komisionerët kanë në dorë një proces që ka të bëjë me demokracinë, me votën dhe ajo çfarë unë kam bërë thirrje sot që në mëngjes është të heqin imazhin e 13 qershorit, të numërojnë çdo votë. Ka zëra që qarkullojnë se proceset kanë pasur shkeljet nga më të rëndat në të kaluarën. Unë bëj thirrje dhe vjen logjikisht, nuk kam informacion dhe asnjë fakt për shkelje deri tani. Ka qenë situatë e tensionuar që vëzhguesit kanë pasur dilemat e veta dhe unë kam qenë tolerues”, tha Elezi.

Ndër të tjera ka komentuar fjalën e Berishës duke thënë se drita e së ardhmes nuk është asnjëri prej tyre por demokracia. Elezi shtoi se nuk do të tolerojë asnjë shkelje.

“Drita e së ardhmes nuk është as doktori as unë, është demokracia. Jemi në sistem parlamentar se njerëzit duhet të vendosin për ide, jo për individë. Unë jam fokusuar shumë tek procesi dhe kam pranuar të jem në garë dhe nuk mund të hiqja dorë nga gara se kam luftuar për proceset. Kam toleruar pafundësi shkeljes por sot nëse nuk verifikohet që komisionerët janë korrekt nuk e toleroj”, tha Elezi.


Lajmi kryesor:

Sali Berisha ‘Non Grata’ rimerr drejtimin e PD, në delir pas fitores me 93.45% të votave: Ndodhi mrekullia e shekullit të 21! Por çështja ende në Gjykatë (REZULTATET)


A.M./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë