Vranë babë e bir në Elbasan, dosja e miqve të Çapjave, Ervis Bardhi e Etjen Canit kthehet për plotësim të hetimeve

Vranë babë e bir në Elbasan, dosja e miqve të Çapjave, Ervis Bardhi e Etjen Canit kthehet për plotësim të hetimeve

Etjen Cani, Gentian Beqiri (siper), Ervis Bardhi, Nezir Beqiri (poshte) dhe Olsi Leku

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të kthejë për plotësim hetime dosjen penale që flet për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në muajin Gusht 2012, në Elbasan. Vendimi mësohet të jetë marrë ditën e djeshme, ku gjatë zhvillimit të seancës paraprake, trupi gjykues vendosi të mos kalojë për gjykim dy të pandehurit Ervis Bardhi dhe Etjen Cani, për shkak se sipas gjykatës hetimi i kësaj dosje, kërkon kryerjen e veprimeve të tjera shtesë për disa individë që dyshohet se kanë marrë pjesë në kryerjen e këtij krimi të rëndë që tronditi Elbasanit.

Ervis Bardhi tashmë me status bashkëpunëtori i prokurorisë dhe Etjen Cani, u morën të pandehur për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe dosja kundër tyre pak muaj më parë i kaloi për gjykim gjykatës së Elbasanit. Por ditën e djeshme gjyqtarja, ka vendosur mos kalimin e çështjes penale në proces gjyqësor themeli, por kthimin e çështjen për kryerjen e veprimeve hetimore shtesë.

Nuk dihet me saktësi se cilat janë detyrat që gjykata i ka lënë prokurorisë për të plotësuar hetimet. Lidhur me vrasjen e Gentian dhe Beqir Nezirit, deri në këtë fazë të hetimit janë arrestuar Ervis Bardhi, Etjen Cani, Jorgo Leku në Greqi, Klajdi Dokoli. Ndërkohë vijojnë hetimet dhe për persona të tjerë të fisit Çapja, të cilët besohen se kanë lidhje direkte me vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij. Vrasja e tij është kryer në shenjë hakmarrje pasi Gentiani në dhjetor 2005, së bashku me Armand Hasanin dhe Dritan Shemen, ekzekutuan me armë zjarri, shtetasin Sokol Çapja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?